Këshilli Kombëtar Shqiptar do të shpërndaj librat falas për nxënësit fillorist në Luginë
Këshilli Kombëtar Shqiptar do të shpërndajë libra falas për të gjithë nxënësit që vijojnë mësimin fillor në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e këtij institucioni në facebook thuhet se janë gjithsejtë 4052 nxënës me rreth 4000 prindër të liruar nga barra financiare.
“Me këtë rast, shpreh një falënderim të veçantë për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës, që kontribuuan me rreth 140.000€ për financimin e librave në Luginën e Preshevës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e KKSH-së.
KKSH ka falënderuar edhe Ministrinë e Arsimit në Beograd, Trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për mbështetjen për kryerjen e obligimit rreth taksës po ashtu të gjithë partnerët ndërkombëtarë për kontributin e tyre, si OSBE dhe ambasadat mike të Luginës së Preshevës të akredituara në Beograd./Titulli.com/