Këngëtarja shqiptare në Francë: E kam obligim të këndoj shqip
Lokale

Këngëtarja shqiptare në Francë: E kam obligim të këndoj shqip

22.Dec.2020 09:53
0

Është vetëm 14-vjeç dhe mund ta themi me plot gojën që është një yll i skenës franceze. Zëri i saj ka mahnitur të vegjël dhe të mëdhenj, jo vetëm në këtë shtet, por në gjithë botën.

Bëhet fjalë për vogëlushen nga Kosova, Erza Muqolli, e cila është duke bërë namin në Francë me vokalin e saj fantastik. 

Ky super talent nuk mund t’i mungonte  rubrikës “Special Edition By Arjola”  mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, përcjell Albinfo.ch.

Ajo u bë e famshme falë talentit të saj të jashtëzakonshëm dhe, ndonëse fama e saj çdo ditë dhe më shumë po rritet, Erza nuk harron prejardhjen e saj dhe gjuhën mëmë, shqipen.

Gjatë bisedës me moderatoren Arjola Shehu, ajo tregoi planet e saj, të cilat u prishën nga pandemia. Erza kishte planifikuar një turne në gjithë Francën, ku në repertorin e saj nuk do të mungonin as këngët shqip, pasi dëshira e vogëlushes 14-vjeçare është t’u tregojë të gjithëve që është shqiptare.

“Do të këndoja shqip këngën time që e kam bërë në fillimin, një nga këngët e albumit. Do e filloja koncertin me këtë këngë dhe gjatë koncertit do flisja dhe shqip. Kosova dhe Shqipëria janë shumë të rëndësishme. Për mua ka qenë obligim të këndoj shqip dhe të flas shqip në album dhe në koncertin tim. Unë jam shqiptare dhe nuk mund të qëndroj  pa u treguar njerëzve që jam shqiptare. Unë di të flas shqip, di të këndoj shqip dhe nuk mund të bëj një koncert të gjithin frëngjisht, pa kënduar shqip”.

Kosova pranë zgjedhjeve të reja
Kujdes nga lajmet e rreme për Covid-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration