Lokale
Këmbësorët me sinjalistikë, shoferët me "përparësi"!
Drejtorati për Ndërtim ka filluar rishënimin e sinjalistikës tokësore të komunikacionit në rrugët e qytetit të Bujanocit
Si dy ditëve të mëparshme edhe sot punëtorët e kësaj ndërmarrje kanë vazhduar me punën e tyre edhe gjatës ditës së pushimit.
Ata kanë vazhduar rishënimin e sinjalistikës tokësore, sidomos atë që shënon vijat për kalim të këmbësorëve.
Sipas punëtorëve që sot ishin në vend të punës, pas përfundimit të shënimit të kalimeve për këmbësor do të vazhdohet edhe me sinjalistikën tjetër horizontale që janë pjesë e domosdoshme për pjesëmarrësit në komunikacion.
Sinjalistika në fjalë po kryhet me ndihmën e makinerisë që shihet në fotografin e mëposhtme, e cila ka kushtuar 1 milionë e 700 mijë dinarë.
Vlen theksuar se në qytetin e Bujanocit edhe pse i kemi të caktuara vendkalimet për këmbësorë, ato shumë pak respektohen nga ngasësit e makinave, të cilët më shumë i japin përparësi veturave të tyre se sa këmbësorëve./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!