KDNJ: Radhën e ka Presheva
Lokale

KDNJ: Radhën e ka Presheva

21.Apr.2013 10:05
0
[caption id="attachment_59801" align="alignleft" width="300"]Valon Arifi, aktivist i KDNJ-së, Preshevë Valon Arifi, aktivist i KDNJ-së, Preshevë[/caption] Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeministrit Thaci dhe atij serb Ivica Dacic, kanë ardhur edhe reagimet e para nga Lugina e Preshevës. Pos akterëve politikë vendas, lidhur me marrëveshjen mes dy kryeministrave kanë reaguar edhe aktivistët e shoqërisë civile në Preshevë. Valon Arifi nga Këshilli për të drejtat e Njeriut në Preshevë lidhur me marrëveshjen deklarooi se  “marrëveshja e fundit mes Thacit e Dacicit ishte e pritur, deri sa ne një kontekst Serbia pranoi integritetin territorial te Republikës së Kosovës, dhe ndër çështjet me kontestuese nga pala serbe ishin të drejtat e serbëve ne veriun e Kosovës, atëherë pasi u arrit edhe marrëveshja për këtë të fundit, radha është që Qeveria e Kosovës, realisht vetë  kryeministri Thaci të shikoj të ardhmen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës” “Sot,është evidente se shqiptarët po shpërngulen nga vatrat e tyre,kjo mbase për pasojë e mos përgjegjshmërisë së liderëvë tanë, që mbesin lider lokal, andaj është kryeministri Thaci, ai i cili do duhej të jetë bartës edhei proceseve politike për përmasat më kombëtare. Hashim Thaci nuk mundë t’i ik përgjegjësisë se Presheva e Bujanoci pas pak viteve do jenë qytete pa shqiptar,është detyrim kombëtar i Tiranës e Prishtinës të shohin me seriozitet problemet që sot përballen shqiptarët e këtyre trevave” u shpreh Arifi. Edhe pse sot Presheva e Bujanoci udhëhiqen nga kryetar shqiptar Arifi potencon.  “Ata që sot kryesojnë pushtetet lokale në Preshevë ë Bujanoc, janë të së njëjtës ide me kryeministrin serb Dacic, dikur javë më parë, deklaratat e kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ishin po të njëjta me ato të ish zëdhënësit të regjimit të Milloshevicit, Ivica Dacic, sot kryeministër i Serbise. Sikur i pari po dhe i dyti kërkonin shkëmbim territoresh, dhe janë po këta të dy që sot thurin “lavdi” për arritjen e marrëveshjes”, përfundon Valon Arifi aktivist ngë Këshilli për të drejtat e Njerit në Preshevë./Titulli.com/
Përfunduan zgjedhjet në Lluçan, ja rezultatet
Preshevarët blenë ëmbëlsira për të ndihmuar nxënësit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration