Lokale
KDNJ: Prishtina dhe Tirana të angazhohen për Luginën
Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Luginës së Preshevës, situatën në tri komunat e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës e ka vlerësuar të brishtë dhe me tendencë të përkeqësimit, ndërkohë që sipas kësaj organizate është më se i domosdoshëm angazhimi i Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, për tejkalimin e saj.
Ndihmë kjo që sipas Belgzim Kamberit - kryetar i KDNJ-së është në mungesë e sipër.
“Situata në Luginë vazhdon të jet e brishtë sidomos pas arrestimeve të 4 majit dhe pas zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale në javën e kaluar.Por, për fat të keq një ndihmë e cila është shumë nevojshme nga Prishtina dhe Tirana zyrtare, po mungon dhe lëre që ajo po mungon po e njëjta po përkthehet edhe me diskriminim tashmë edhe nga Prishtina zyrtare e cila ka harruar tashmë totalishtë Luginën e Preshevës dhe po thuaj se të sillet sikur Beogradi qysh është sjellë me serbët e Kroacisë”, ka thënë Kamberi, për preshevaNEWS.
Ndërkaq, vendimin e Qeverisë së Kosovës, për uljen e tarifave të policave të sigurimit për siç është thënë qytetarët e Luginës, Kamberi e ka quajtur skandaloz, pasi që sipas tij ky vendim vjen pas kërkesës së disa hershme për heqjen e tyre.
“Ky është një vendim edhe me skandaloz se sa vendimi i parë kur janë inkuadruar tarifat e policave kufitare të sigurimit sepse ky vendim vjen pas bisedimeve dhe pas kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për heqjen e tarifave dhe shihet qartë se qeveria e Kosovës vazhdon diskriminimin e shqiptarëve në emër të reciprocitetit dhe në emër të sovranitetit të Kosovës. Fatkeqësisht Kosova edh enjë herë po dëshmon se nuk tregon interesim për Luginën e Preshevës dhe nuk tregon gatishmëri për përfilljen e kërkesave dhe të drejtave të shqiptarëve të këtushëm”, ka përfunduar Kryetari i KDNJ-së në Luginë të Preshevës, Belgzim Kamberi.
Pas arrestimeve të 4 majit dhe incidentit në Dobrosin, gjendja në Luginë, mbetet e tensionuar. Ndërkohë që deri më tani tarifat e larta të policave të sigurimit për automjete si dhe paralajmërimet për uljen e tyre nga muaji qershor, kanë reduktuar në masë të madhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në drejtim të Kosovës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!