Lokale
Ish komandanti i UÇPMB-së shkroi një libër
Orhan Rexhepi, njëri nga ish-Komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, botoi një libër, në të cilën konstaton se të gjithë popujt Europian rrjedhin nga Shqiptarët, përkatësisht nga paraardhësit e tyre Dardanët.
Ky udhëheqës i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, i cili për një kohë të gjatë ishte nën-kryetar i Kuvendit të Preshevës, thotë se kësaj here iu ka rrekur edhe Shkencës.
Sipas tij në libër ai i citon rreth 700 Studiues Europian dhe Botëror, mes tyre edhe 55 Studiues Serb, gjë që sipas fjalëve të tij ka nxjerrur dëshmi të pakundërshtueshme se civilizimi evropian rrjedh nga TROJA, në Azi të Vogël.
Libri "PELLAZGO-DARDANËT NGA ATLANTIDA DERI NË HËNË" është botuar në 500 kopje dhe është shtypur në Vranjë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!