KDNJ me tribunë mbi sfidat e zhvillimit ekonomik në Bujanoc dhe Preshevë
Këshilli për të Drejtat e Njeriut, gjatë ditës së sotme (e premte) ka organizuar tribunën e rradhës me temë: "Gjendja dhe sfidat e zhvillimit ekonomik në komunat Preshevë dhe Bujanoc". Kjo tribunë u organizua në kuadër të projektit "Forcimi i stabilitetit në jug të Serbisë, nëpërmjet integrimit të pakicës shiptare".Tribuna e sotme rreth sfidave të zhvillimit të ekonomisë, mblodhi një numër të vogël të ndërmarrësve më të mëdhenj të komunave Preshevë dhe Bujanoc, të cilët, shprehen brengat me të cilat ata po ballafaqohen në përditshmëri.
"Vonsat në pagesa, konkurrenca jolojale, mungesa e reurseve njerëzore të aftë për punë të caktuara, si dhe mosmbështetja institucionale”, ishin problemet kryesore, me të cilat ndërmarrjet e vogla dhe të mesme po përballen në Preshevë dhe Bujanoc.
“Themelimi i një zyreje për përgaditjen e dokumentacioneve për konkurim, në kuadër të administrative locale”, do të ishte një lehtësi për përfshirjen tonë nëpër granted he tendere të ndryshme, u than ë tribunën e organizuar nga KDNJ.
Gjithashtu, në tribunë u kërkua një qasje më serioze e pushteteve Preshevë dhe Bujanoc, për sëndërtimin e raporteve të shëndosha midis biznesit dhe komunave, ashtuqë, përparësi të kenë kompanitë locale, e jo ato nga Kragujevci dhe Surdulica.
Kjo tribunë është zhvilluar ë kuadër të projektit “Forcimi i stabilitetit në jug të Serbisë, nëpërmjet integrimit të pakicës shiptare”, të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrrës dhe Fondacionit për Shoqëri të Hapur.