KBI uron besimtarët e Luginës (Video)
Lokale

KBI uron besimtarët e Luginës (Video)

23.Sep.2015 13:14
0
Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Bujanoc, përmes kryetarit Sulejman Fejzullahu, uron të gjithë besimtarët mysliman në Luginë dhe me gjerë festën e Kurban Bajramit.

“Kam kënaqësinë dhe nderin që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit të gjithë besimtarëve t’iu urojë Festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Allahun xh.sh. që të gjitha ibadetet çka i kemi bërë gjatë këtyre ditëve të Dhulhixhes, Zoti na pranoftë”, ka përcjellë mesazhin e urimit përmes portalit Titulli.com, Fejzullahu.

Ai me këtë rast lut Zotin që gjatë këtyre ditëve të festës së Kurban Bajramit të mbretërojë paqja, harmonia, dashuria në mes të njerëzve, duke kërkuar që festa të jetë si këshillë për njerëzit, solidarizim me të varfrit dhe jetimët.

Kryetari i KBI-së Sulejman Fejzullahu theksoi se ditën e nesërme (e enjte) namazi i sabahut do të falet në orën 05:40 minuta, ndërsa namazi i Kurban Bajramit në orën 07:01 minutë. /Titulli.com/

VIDEO

 

BE dhe Qeveria e Zvicrës dhurojnë 240 mijë euro për refugjatët në Preshevë (Foto)
"Hasene" në Bujanoc: Kurbani është më i mirë kur ju e shpërndani
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration