KBI Preshevë dorëzuan ndihmat për Lagjen e trimave
Të martën Muftininë e BFI-së në Kumanovë e vizitoi një delegacion nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë i udhëhequr nga kryetari i Këshillit Fikret ef.Limani, kryeimami Abdulla ef.Abdiu, dhe arkatari i Këshillit Hevzi ef.Nuhiu, të cilët u pritën nga Muftiu i Muftinisë së Kumanovës Abedin ef.Imeri me operativën e Muftinisë.Mysafirët nga Presheva kanë sjellur një ndihmë humanitare të cilët e kishin tubuar në aksionin e bërë enkas për familjet e dëmtuara nga aksioni policor në lagjen e Trimave në Kumanovë gjithsej 5.016 euro, 600 chf. dhe 920 den dhe nga Muftinia e Kumanovës do të bëhet ndarja e ndihmave familjeve të dëmtuara.
Muftiu Abedin ef.Imeri në emër të Muftinisë së Kumanovës e falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë aksion humanitar, duke lutur Allahun e Madhërishëm që t`i shpërblejë me të mirat e Tij, transmeton Zhurnal.
Pas një takimi të shkurtër në Muftini, mysafirët shprehën dëshirë për ta vizituar Lagjen e Trimave për t`i par për së afërmi pasojat e aksionit policor dhe të shoqëruar nga Muftiu Abedin ef.Imeri, Sadullah ef. Abdullai dhe vaizi i Xhamisë në Lagjen e Trimave Eljasa ef.Mamutin në fund të shqetësuar nga pamjet që i panë u ndanë duke lutur Allahun që kurrë më mos të përsëriten këto gjëra të rënda me pasoja katastrofale. /Titulli.com/