Kapet në gjueti të paligjshme anëtari i Këshillit Komunal të Bujanocit
Lokale

Kapet në gjueti të paligjshme anëtari i Këshillit Komunal të Bujanocit

16.Jul.2012 16:57
0
Disa netë më parë rreth orës një pas mesnate kanë kapur një grup të organizuar të gjuetarëve të cilët ishin duke bërë gjueti të pa ligjshme me “fenerë” në afërsi të Bujanocit, transmeton Titulli. Kryetari i Klubit të gjuetisë në Bujanoc Nenad Kostiq, për Jugpress ka thënë se disa persona kanë gjuajtur në drejtim të rojtarëve. “Tre veta kanë ikur me xhip, ndërsa kur rojtarët filluan ti ndjekin ata kanë gjuajtur në drejtim të tyre”, tha Kostiq. Ai ka shtuar se “sigurisht bëhet fjalë për të fortët të cilët kanë mbështetjen e politikanëve, apo janë fëmijët e disave të cilët mund të mbrohen. I katërti i cili është kapur në këtë grup të organizuar të gjuetarëve është anëtarë i Këshillit Komunal”. Në xhip janë gjetur katër lepuj, tre nga ta ishin femra shtatzëna, thotë Kostiq duke shtuar se gjuetia e pa ligjshme patjetër duhet ndërprerë. Kostiq thotë se bëhet fjalë për gjueti pa leje dhe për këtë mund të dënohet me burg. Në stacionin policor në Bujanoc kanë konfirmuar se janë në dijeni për këtë rast dhe se  policia është duke punuar në këtë drejtim për zbardhjen e rastit./Titulli.com/
PDK shpallë moratorium
“Shkolla e gazetarisë qytetare” vjen edhe në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration