Kamberi, thirrje shqiptarëve të Luginës të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullësisë
Lokale

Kamberi, thirrje shqiptarëve të Luginës të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullësisë

22.Oct.2022 23:32
0

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që t’u përgjigjen masovisht procesit të refjistrimit.

Ai ka thënë se ky process ka hyrë në dhjetë ditëshin final dhe është një proces i rëndësishëm për shqiptarët atje. 

“Procesi i regjistrimit ka hyrë në dhjetë ditëshin final. Deri më tani regjistruesit shqiptarë kanë kryer punën e tyre shumë mirë ndërsa qytetarët iu janë përgjigjur masovisht procesit të regjistrimit.Prandaj ka nevojë për energji shtesë e vazhdimësi të vullnetit për t'a regjistruar e për t'u regjistruar çdo qytetarë”, shkroi Kamberi.

Kamberi më tej është shprehur se në këtë mënyrë dëshmojnë se sa shqiptarë janë në Luginë dhe që nuk do të trajtohen më si pakicë.

“Inkurajojë regjistruesit të vazhdojnë me intensitetin e lartë të punës, ndërsa qytetarët që të vazhdojnë të regjistrohen. Të gjithë. Deri tek qytetari i fundit shqiptar.Është shumë me rëndësi prandaj ju ftoj që të vazhdojmë këtë intensitet e këtë punë të filluar mire”, shkroi ai ndër të tjera.

Interneti satelitor Starlink po vjen në fluturime ajrore në 2023
Emrat e kandidatëve nga lista “Alternativa për Ndryshim -Levent Qazimi “ me numrin 4
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration