Interneti satelitor Starlink po vjen në fluturime ajrore në 2023
Shkencë dhe teknologji

Interneti satelitor Starlink po vjen në fluturime ajrore në 2023

22.Oct.2022 07:03
0

Shërbimi i internetit satelitor të Starlink së shpejti do të jetë i disponueshëm në disa kompani ajrore me lançimin zyrtar të Starlink Aviation vitin e ardhshëm njoftoi kompania. 

Sipas SpaceX shërbimi do të ketë internet me shpejtësi 350Mbps në çdo avion të pajisur me terminalin Aero të Starlink. Ky internet konsiderohet i mjaftueshëm për video thirrje, lojëra online dhe aktivitete të tjera online që kërkojnë shpejtësi të lartë transferimit të dhënash.

Është një hap i madh përpara krahasuar me atë çfarë ofrohet sot nga shërbimet e internetit Wi-Fi në fluturimet ajrore.

 

OneZero raporton se shumica e fluturimeve ose përdorin sistemeve ajër-tokë me shpejtësi deri në 10Mbps dhe funksionon vetëm gjatë fluturimeve mbi tokë, ose sisteme satelitore me shpejtësi 30-100Mbps.

Duke qenë se këto shpejtësi janë për avion, shpejtësitë që pasagjerët do të kenë ndryshojnë.

SpaceX pretendon se shërbimi do të jetë i disponueshëm kudo, tokë dhe det me vonesa transmetimi prej vetëm 20ms.

Në një testim bërë së fundi, Starlink Aviation arriti të ofrojë internet 100Mbps për një fluturim në SHBA. Vetë CEO i kompanisë Elon Musk ka diskutuar prej kohësh mundësinë e ofrimit të internetit satelitor për fluturimet ajrore./pcwordal/

Këto janë përfitimet shëndetësore të arrave
Kamberi, thirrje shqiptarëve të Luginës të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullësisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration