Kamberi qeverisë në Beograd: A nënkupton vendimi militarizëm të mëtutjeshëm të Bujanocit
Lokale

Kamberi qeverisë në Beograd: A nënkupton vendimi militarizëm të mëtutjeshëm të Bujanocit

08.Dec.2015 13:34
0
Deputeti shqiptarë në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka drejtuar disa pyetje për qeverinë e republikës së Serbisë.

Në seancën e sotme plenare Kamberi ka kërkuar sqarime për vendimin e përpilimit të planit hapësinorë me qëllim të veçantë të qendrës regjionale për trajnimin e njësiteve për operacione (ushtarake) multinacionale – Baza “Jug, shkruan Titulli.com.

Ai gjithashtu përmendi edhe raportit e fundit të BE-së ku thuhet se ky rajon vazhdon të mbetet i pazhvilluar ndërsa popullata etnike shqiptare edhe më tej mbetet e papërfaqësuar nëpër institucionet publike”. 

“Çka do të ndërmerr Qeveria, si përgjigje ndaj këtij konstatimi të Raportit të progresit, i cili njëkohësisht përfaqëson edhe kërkesat e përfaqësuesve shqiptarë të Luginës së Preshevës”, pyeti mes tjerash deputeti Kamberi.

 

Pyetja e deputetit Shaip Kamberi në Seancën e 8 dhjetorit 2015

 
Pyetja ime e sodit i dedikohet Qeverisë së Republikës së Serbisë: 
Me datë 29 Maj të vitit 2015, Qeveria e Republikës së Serbisë, nën numrin 05 me numër 350-854/2015, ka aprovuar: 
VENDIMIN mbi përpilimin e Planit hapësinorë të zonave me qëllim të veçantë të qendrës regjionale për trajnimin e njësiteve për operacione (ushtarake) multinacionale – Baza “Jug”. 
1. Kufiri i Planit hapësinor, siç është përmendur në VENDIM, përveç pjesëve të qytetit të Vranjës (të gjithë pjesët kadastrale të vendeve: Beli Breg, Vratagosht (pjesën e epërme dhe të poshtme), Dubnicë, Katon, Milivojcë, Cestelik, dhe një pjesë kadastrale të komunës së Davidocit) do të përfshijë edhe komunën e Bujanocit (të gjithë pjesën kadastrale të: Bogdanocit, Novosellës së epërme, Novosellës së poshtme, Gjergjecit, Muhocit, Ramabuçës – të cilat ndodhen mbrenda Zonës toksore të sigurisë dhe fshatrat Negoc, Sebrat dhe pjesë kadastrale të: Bilaçit, Bozhinjevcit I, Bozhinjevcit II, Borocit, Bujanocit, Zhuzhelicës, Karadnikit, Levosojës, Letovicës, Llukarcës, Lilancës, Nesalcës, Rakocit, Samolicës dhe Srpska kuqës). 


2. Qëllimi kryesor i këtij planifikimi, sikur është cekur në VENDIM, nënkupton “shfrytëzimin e hapësirave ekzistuese por edhe shfrytëzimin e potencialeve hapësinore të paangazhuara deri më tani për realizimin e misionit të Bazës “Jug”, duke respektuar principet e zhvillimit të qëndrueshëm hapësinorë”. 

3. Qëllimet e veçanta, në mes tjerash, përfshijnë “sigurimin e kushteve hapësinore për ndërtimin, furnizimin (mobilimin) dhe funksionalizimin e objekteve në funksion të trajnimeve, integrimin e objekteve dhe aktiviteteve në kuadër të Bazës “Jug”, si dhe krijimin e kushteve për përforcimin e bashkëpunimit regjional dhe pozitën e Republikës së Serbisë në kuptimin e angazhimit nëpër operacione paqeruajtëse”. 


Pyetja ime për Qeverinë e Republikës së Serbisë është: 
A) Ajo që më intereson mua por sigurisht edhe qytetarët e Bujanocit është se a nënkupton ky Vendim militarizëm të mëtutjeshëm të kësaj komune? 
B) Si do të ndikojë realizimi i këtij Vendimi në jetën e përditshme të qytetarëve të Bujanocit, në të drejtat e tyre, lëvizjen e lirë, në shfrytëzimin e pasurisë së tyre të tundshme dhe patundshme, a do t’i duhet qytetarëve leje e veçantë që të kenë qasje në pasurinë e tyrë të patundshme dhe a është vetadministrimi lokal në Bujanoc e njoftuar me këtë vendim? 
II. Pyetja ime e dytë për Qeverinë ka të bëjë me Raportin e fundit të Komisionit Europian mbi progresin e Serbisë në drejtim të Bashkimit Europian: 
Në faqen 69 të Raportit të Progresit për vitin 2015, ku flitet për situatën në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në mes të tjerash thuhet: “Ky rajon vazhdon të mbetet i pazhvilluar ndërsa popullata etnike shqiptare edhe më tej mbetet e papërfaqësuar nëpër institucionet publike”. 


Në kuadër të kësaj, pyetja ime është kjo: 
* Çka do të ndërmerr Qeveria, si përgjigje ndaj këtij konstatimi të Raportit të progresit, i cili njëkohësisht përfaqëson edhe kërkesat e përfaqësuesve shqiptarë të Luginës së Preshevës? 
Faleminderit.

Fondi Humanitar Komunal në Preshevë, për refugjatët me kapacitete të limituara
Si jetojnë shqiptarët në jug të Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration