Kamberi: Policia nuk mund të vijnë pa urdhër të veçantë, shkelje e demokracisë  në Preshevë 
Lugina

Kamberi: Policia nuk mund të vijnë pa urdhër të veçantë, shkelje e demokracisë në Preshevë 

02.Oct.2019 10:31
0

Kryetari i  PVD-së, Shaip Kamberi në një intervistë për Titulli.com ka deklaruar se incidenti i ndodhur dje në Preshevë, ardhja e policisë është shkelje e rregullores së Kuvendit në Preshevë por edhe e demokracisë.

Kamberi më tej thekson se do të i dërgojmë shkresë kryeshefit të policisë në Preshevë por edhe ministrit të Pushtetit Lokal për këtë gjë. Sipas tij kryetari i komunës së Preshëvës, Shqiprim Arifi është ai  i cili po nxit reagime dhe duke u marrë me çështje në Kuvend që nuk kanë të bëjnë me rendin e ditës.

"Nuk është normale sepse policia në ambientet e Kuvendit Komunal pa një urdhër të veçantë nga gjykata nuk mund të vij. Kjo është një shkelje e rëndë e rregullores së Kuvendit Komunal dhe demokracisë: - tha Kamberi. 

Për këtë akt të pa përgjegjshëm sot do ti dërgojmë shkresë kryeshefit të policisë në Preshevë  dhe ministrit të Pushtetit Lokal. Pas është po kryetari i komunës së Preshevës i cili nxit reagime negative duke folur nga foltorja për gjëra që janë jashtë rendit të ditës. Është pa përgjegjshmëri e plotë e kryetarit të komunës së Preshevës" - deklaroi Kamberi, transmeton Titulli.com.

Vlen të thuhet se pas incidentit në fjalë kanë publikuar PVD dhe APN komunikata për shtyp. Në komunikatën e PVD-së në Preshevë shkruhej se kryetari i komunës krijoi një atmosferë jo të mirë pasi sipas tyre “Prezenca e “njësiteve” speciale të Shqiprim Arifit dhe sekuritaset e tij, sikurse edhe efektivet e policisë, krijuan atmosferë shtetërrethimi policorë dhe gjëndje të jashtëzakonshme në Kuvendin e Preshevës” – shkruhej në komunikatën e PVD-së.

 Ndërsa në komunikatën e lëshuar nga APN ka akuzuar për qasje jo të hishme të këshilltarëve të PDSH-së dhe PVD-së. Ndër të tjera thuhet se violenca gojore dhe fizike kalon interesat politiko – ekonomike. “Violenca gojore dhe fizike në mungesë të argumentit dhe arsyes ka shpërfillur interesat e politikës së momentit të kësaj konjukture politiko-ekonomike që tani më po përjeton ditët më të vështira të saj në fundim e sipër” – shkruhet në komunikatën e APN-së në Preshevë.

 

Kamberi: Policia nuk mund të vijnë pa urdhër të veçantë, shkelje e demokracisë  
Kryeministri Johnson me ofertë përfundimtare për Brexit-in
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration