Kamberi po realizon takime në Vjenë të Austrisë, presin ndihmën e Evropës
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi me bashkëpuntorë po qëndron në Vjenë të Austrisë dhe ka realizuar një numër të takimeve me autoritete të ndryshme austriake dhe organizata të interesuara për bashkëpunim me komunën tonë.Temë e takimeve ka qene eksplorimi i mundësive për të zgjidhur një numër të problemeve të Komunës së Bujanocit e mbi të gjitha zgjidhja e çështjes së arsimit të lartë.
"Tashmë, për ti dhënë edukimit një prespektivë evropiane, hapi parë është hedhur me nënshkrimin e një Memorandumi bashkëpunimi me Balkan Relief Organization, Saviano Batanov & Siegfried Zeltner dhe ASAS Aus-und Weiterbildung GmbH, Martin Stieger", ka shkruar Kamberi në profilin e tij në facebook.
Sipas tij ky momenrandum siguron zgjidhje alternative të edukimit njëkohësisht hapë mundësinë që Bujanoci të kthehet në një qendër arsimore evropiane në rajon dhe se deri në fundvit të shqyrtohen edhe mundësit tjera të bashkëpunimit në ofrimin e një prespektive evropiane për komunën tonë./Titulli.com/