Lokale
Kamberi: PD në emër të Jovanoviqit e Ugljaninit po i dërgon njerëzit në kutitë e votimit (video)
Fshati Samolicë, Raincë e Corroticë ishin tre vendbanimet shqiptare në komunë të Bujanocit e Preshevës në të cilat u mbajtën tubime parazgjedhore në përkrahje të pjesëmarrjes në zgjedhjet Parlamentare të 16 marsit.
Në Samolicë të Bujanocit, për dallim nga tubimet e kaluara, fushatës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) iu bashkangjit edhe kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) dega në Bujanoc, Adem Hasani, i cili sot nënshkroi marrëveshje për përkrahjen e kandidatit shqiptar për zgjedhjet parlamentare.
“Është nevojë e kohës dhe çasti krucial që shqiptarët ta kenë edhe përfaqësuesin e vet legjitim në instancat më të larta shtetërore, sepse vetëm në autoritetin qendrorë mbrohen të drejtat legjitime, individuale dhe kolektive të këtij komuniteti shqiptar”, theksoi Hasani duke nënvizuar se nevojitet një mobilizim i madh për të arritur që të paktën një përfaqësues shqiptar të jetë në parlamentin e Serbisë.
Ai nga Samolica i bëri thirrje simpatizantëve të UDSH-së por edhe të shqiptarëve në përgjithësi që ta votojnë numrin 19 në ditën e zgjedhjeve.
Qytetarëve të tubuar në Samolicë iu drejtua edhe kryetari i PVD-së dega në Bujanoc, Shaip Kamberi, duke kërkuar nga banorët e këtij vendbanimi që të marrin pjesë në zgjedhje duke zgjedhur kandidatin shqiptar, pasi në të kundërt vendin e shqiptarit do ta zinte një kandidatë tjetër.
[caption id="attachment_111022" align="aligncenter" width="640"] Tubimi në Samolicë[/caption]
Kamberi, i cili njëherit është kandidatë për deputet, nuk la pa përmendur edhe veprimet e fundit të partive që po bojkotojnë zgjedhjet.
“Katastrofa ma e madhe që po na ndodhë është që këto parti që po bojkotojnë, veçanërisht partia e kryetarit të Bujanocit, po i çon te kutitë njërëzit në emër të Sulejman Ugljaninit dhe Çedomir Jovanoviqit dhe kanë bo marrëveshje se votat e tyre kanë me ja dhonë këtyre subjekteve”, u shpreh Kamberi, duke shtuar se “pavarësisht se qytetarët po kërcënohen se do të fotografohen apo po caktojnë njerëz te kutitë, e jona është që si shqiptarë të dëshmojmë se sa jemi”.
Kamberi matej ritheksoi se shqiptarët duhet të marrin pjesë në këto zgjedhje pasi që kandidati i tyre do të mbrojë interesat e të gjithë shqiptarëve pa marrë parasysh se cilët parti i takojnë.
Në këtë tubim Kamberi shpalosi edhe informacionet e fundit rreth investimeve të Trupit Koordinues për jug të Serbisë, ku sipas tij, gjatë vitit 2013-të më shumë është investuar në vendbanimet serbe se në ato shqiptare.
“Sot e morëm informacionin prej komunës se 47 milionë dinarëve nga buxheti i Trupit Koordinues për vitin 2013-të kanë shku në vendbanimet serbe, kurse 44.7 milionë dinarë në vendbanimet shqiptare, edhe atë një projekt, rruga e Breznicës dhe asnjë vendbanim tjetër shqiptarë s’është prekë. Edhe ata kanë guximin të thonë se ne nuk dalim në zgjedhje. Edhe ata që gjysmën e buxhetit e çojnë nëpër kisha dhe varreza serbe e marrin guximin dhe thërrasin shqiptarët se s’keni nevojë me pas përfaqësues.”, tha ndër të tjera Kamberi.
Nga ana tjetër PVD me liderin e saj Riza Halimin fushatën e zhvilloi në dy fshatrat e komunës së Preshevës, në Raincë dhe Corroticë.
)
Halimi përveç që kërkoi nga elektorati mobilizim për ditën e zgjedhjeve ai ndaloi edhe tek problemet fundit të krijuara me mungesën e Gjyakatës në Preshevë, derisa sqaroi se me përfaqësuesin e zgjedhur në Parlament do të ngrisin zërin rreth këtyre dhe shumë problemeve tjera me të cilat ballafaqohet popullata shqiptare në Luginë të Preshevës.
[caption id="attachment_111019" align="aligncenter" width="672"] Tubimi në Corroticë[/caption]
Ai theksoi se në shumë institucione shtetërore që veprojnë në këtë rajon që jetojnë shqiptarët nuk respektohet dygjuhësia, derisa u ndal edhe te konfiskimi i librave shqip nga shkolla fillore në Raincë.
[caption id="attachment_111020" align="aligncenter" width="640"] Tubimi në Raincë[/caption]
Partia për Veprim Demoratik, tashmë me aleatin e saj në Bujanoc, Unionin Demokratik Shqiptar, të martën fushatën do ta zhvillojë në fshatrat Nesalcë dhe Letovicë./Titulli.com/
)
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!