Lokale
Kamberi në Tiranë, fillojnë të duken rezultatet e para të punës së tij
Në ambientet e kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë, është pritur sot Shaip Kamberi, deputet i zgjedhur nga Lugina e Preshevës në parlamentin e Serbisë dhe ka zhvilluar një bisedë me Fate Velaj, këshilltar i parë i kryeministrit Edi Rama dhe Bledi Cuci, ministër për Çështje Vendore në Shqipëri.
Në këtë takim biseda është fokusuar në problematikat që shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë dhe në veçanti ato të paraqitjes së vlerave më të mira të krahinës në hapësirën shqiptare e evropian, transmeton Titulli.
Kamberi ka ftuar këshilltarin e Ramës që në një kohë të mundur të vizitoj qytetet shqiptare në Luginën e Preshevës dhe të bisedojë me banorët e saj, si me ata vendimmarrës por edhe ata kulturë prodhues për të gjetur kështu rrugët që do të i çonin në një bashkërendim në prezantim të vlerave më të spikatura të kësaj krahine.
Ndërkaq nga ana tjetër, Fata Velaj i ka parashtruar Kamberit realitetin e ri shqiptar, atë të pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe angazhimin e qeverisë për intensifikimin e marrëdhënieve me të gjithë hapësirën shqiptare ku banojnë shqiptarët e në veçanti atë të Luginës së Preshevës dhe ka premtuar Kamberin se në një kohë të mundshëm do të vij patjetër në Preshevë.
Gjithashtu këshilltari i parë i Ramës Velaj, ka thënë në takim se ka ardhur koha e ngritjes se një “Presheva Info Center” në Tiranë, ku të paraqiten të gjitha problematikat si dhe arritjet e kësaj krahine ashtu si dhe paraqitjen e këtyre arritjeve nëpër qytetet e Shqipërisë.
Takimit të Velajt dhe Kamberit ju bashkëngjit dhe ministri për Çështje Vendore në Shqipëri, Bledi Cuci i cili e informoi atë mbi angazhimet e qeverisë në përmbushjen e obligimeve të saj për t’ju gjendur sa me afër shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Shaip Kamberi po qëndron në vizitë një ditore në Tiranë së bashku me Driton Rexhepin, ku po takojnë zyrtarë të lartë të shtetit amë dhe ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinis, Erion Velija, përfaqësues nga kuvendi shqiptar, për bashkëpunime në të ardhmen dhe për zgjidhjen e çështjeve akute të shqiptarëve këtu./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!