Kamberi në darkë me deputetët gjerman, kërkon prezencë ndërkombëtare
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa kanë pasur një darkë pune me deputetët e budenstagut gjerman Christian Schmidt dhe Peter Bauer.
Sipas njoftimit të Kamberit ata kanë biseduar për të drejtat shqiptare në Luginë të Preshevës, shkruan Titulli.com.
“Me mysafirët nga Budestagu Gjerman, biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend, cenimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginës së Preshevës, nevojën për prezencë më të madhe bashkësisë ndërkombëtare dhe për domosdoshmërinë e një zgjidhje të drejtë dhe afatgjate të rajonit”, ka shkruar Kamberi.
Sipas tij gjatë bisedës u paraqitëm edhe qëndrimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës rreth procesit të Brukselit dhe dialogut Kosovë – Serbi.
Takimi është realizuar në një nga restorantet në Bujanoc ndërsa deputet gjerman vizitën në Luginë e kanë vazhduar pas takimeve që kanë zhvilluar në Kosovë./Titulli.com/