Kamberi: Musliut do t'i mbetet veç t'i bie dudukit
Lokale

Kamberi: Musliut do t'i mbetet veç t'i bie dudukit

05.Jan.2015 20:58
0

Formimi i komisioneve dhe më pas përzgjedhja e anëtarëve në kuadër të KKSh-së, nga deputeti popullor dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, Shaip Kamberi, vlerësohet pangopësi, pasi disa të përzgjedhur bartin më shumë se një funksion.

Tani kur kemi të formuara komisionet pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh) me kryetarët e anëtarët e tyre, Kamberi thekson se në këtë përzgjedhje është një amatorizëm i përzier me pangopësi.

“Amatorizmi i përzier me pangopësi (kumulim të funksioneve) do ta djegë Këshillin Nacional edhe para përfundimit të mandatit”, thotë Shaip Kamberi.

Siç transmeton Titulli deklarimin e deputeti përmes rrjetit social, Jonuz Musliut, kryetarit të KKSh-së, në fund mund t’i mbetet veç t’i bie dudukit (mjet muzikor).

“Jonuz Musliut, që po lejon imponimin e këtij marifeti, në fund to t' i mbetet që (sikurse Neroni me rastin e djegies së Romës) veç t'i biej dudukit”, shkruan Kamberi.

Përzgjedhja e anëtarëve të rinj në komisionet e KKSh-së nuk është prit mirë edhe nga qytetarët, të cilët edhe pse jo publikisht, theksojnë se një numër i të emëruarve nuk janë profesionist në fushën e zgjedhur, e disa të tjerë bartin dy e më tepër funksione. /Titulli.com/

 

Lexo: KKSH kompletohet, ja anëtarët e komisioneve

KKSH kompletohet, ja anëtarët e komisioneve
Etnogjeneza e shqiptarëve nga Ilirët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration