Kamberi: Mbështetja Luginës nga Kosova, për Serbinë është e papranueshme
Lokale

Kamberi: Mbështetja Luginës nga Kosova, për Serbinë është e papranueshme

27.Sep.2015 18:35
0
Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës, ka dhuruar mbi 100 mijë libra shkollorë për nxënësit e shkollave fillore të Luginës së Preshevës.

Kanë kaluar më se dy javë që kur Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës, ka dhuruar mbi 100 mijë libra shkollorë për nxënësit e shkollave fillore të Luginës së Preshevës.

Por, librat ende nuk i kanë parë nxënësit, ata edhe më tej vazhdojnë që dijen e tyre ta nxënë përmes metodës së shënimeve.

Librat kanë hyrë në Serbi, për herë të parë legalisht, por autoritetet doganore po vazhdojnë t’i mbajnë ato në terminalin doganorë.

Prolongimi i procesit të doganimit të librave shkollorë të cilat u dhuruan për nxënësit shqiptarë në Luginë, sipas përfaqësuesve të Këshillit Nacional Shqiptarë, po bëhet me qëllim.

Sipas deputetit, Shaip Kamberi, mbështetja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga institucionet e Republikës së Kosovës, për Serbinë është e papranueshme.

Përkundër faktit se librat nuk përputhen plotësisht me plan programet arsimore serbe, megjithatë do të mund të gjenin aplikim. Por ndalesa e tyre është problem politik, thonë nga Komisionin për Arsim i KKSH-së.

Prezantohen 72 lopë në ekspozitën e mbajtur në Bujanoc (foto)
Kush po e pengon hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration