Kamberi kërkon nga Beogradi gjykatën e prokurorinë themelore në Preshevë dhe hapjen kufirit në Llojan (video)
Lokale

Kamberi kërkon nga Beogradi gjykatën e prokurorinë themelore në Preshevë dhe hapjen kufirit në Llojan (video)

01.Oct.2015 13:09
0
Deputeti popullor Shaip Kamberi, gjatë seancës së sotme të Parlamentit të Serbisë ka kërkuar të themelohet Gjykata dhe Prokuroria themelore në Preshevë.

Ai duke ju drejtuar qeverisë dhe ministrit të drejtësisë që shqiptarët e Preshevës tha se qytetarët duhet të udhëtojnë 30 km në një drejtim për t'i kryer obligimet e veta në sferën e gjyqësisë.

Deputeti Kamberi  këtë pyetje ja ka drejtuar ministrit të drejtësisë, Nikola Selakoviq të cilit  ja ka rikujtuar edhe raportin e fundit nga ekspertë ndërkombëtar të vlerësimit të banorëve ku Presheva ka 29.600 banorë rezidentë  që plotëson kushtet për të pasur gjykatën, shkruan titulli.com.

Kamberi tha se në bazë të këtij numri të banorëve, ekzistencës së kufirit që gjeneron raste të mjaftueshme të lëndëve dhe respektimin e parimeve të ofrimit të drejtësisë më afër qytetarëve Presheva duhet t’i ketë këto institucione të drejtësisë.

Ai, poashtu, ka kërkuar që të hapet vendkalimi kufitar Miratoc - Llojan duke shtuar se një hap i tillë do t'ia lehtësonte funksionimin e përditshëm qytetarëve të komunës së Preshevës dhe Bujanocit, e poashtu do të kontribuonte në zhvillimin ekonomik të kësaj ane.

Deputetët shqiptarë po vazhdojnë të shpalosin kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlament me qëllim të zgjidhjeve të problemeve të qytetarëve.

" target="_blank">VIDEO: 

Bujanoci dështon, ikin investimet e Ushtrisë Amerikane?!
Për emigrantët në Preshevë do të ngriten objekte montuese
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration