Bujanoci dështon, ikin investimet e Ushtrisë Amerikane?!
Lokale

Bujanoci dështon, ikin investimet e Ushtrisë Amerikane?!

01.Oct.2015 10:30
0
Komuna e Bujanocit së fundmi ka ngecur në vazhdimin e realizimit të një serie projektesh që kishin të bënin me përmirësimin e infrastrukturës shkollore.

Sipas akterëve të përshirë në këtë ngjarje, fjala është për projektin “Renovimi i objekteve shkollore” i cili mbështetej nga Ushtria Amerikane dhe ajo Serbe në kuadër të asistencave humanitare që janë në favor të komunitetit vendor.

“Gjithçka nisi mirë, në fazën e parë, në verën që lamë pas, në saje të bashkëpunimit të dy ushtrive u arrit të renovohen dy objekte të rëndësishme në qytet, shkolla e muzikës dhe Enti Parashkollor “ Gëzimi ynë “, thotë Nexhat Behluli, i cili ishte koordinator pranë administratës lokale në raport me Ushtrinë Amerikane, gjegjësisht atë Serbe si dhe institucionet arsimore.

Duke folur për portalin informativ Titulli.com, Behluli sqaron shkaqet e ndërprerjes së këtij bashkëpunimi i cili do të ndikojë posaçërisht tek nxënësit të cilët do të mbesin mangut për krijimin e kushteve më optimale rreth zhvillimit të procesit edukativ.

“Në fazën e dytë do duhej të meremetoheshin godinat shkollore në fshatrat Bilaç dhe Osllarë, mirëpo në saje të mos azhuritetit të administratës e posaçërisht atyre që marrin vendime ky projekt definitivisht është i dështuar”, sqaron Behluli.

“Komuna jonë kishte afat njëmujor të dërgojë detaje rreth projektit konkurrues por kjo nuk është bërë”, potencon Behluli, duke shtuar se në javën e fundit të muajit gusht kishte informuar kryetarin e komunës dhe kryeshefin e Drejtoratit për Veprimtari Shoqërore dhe Shërbime Publike për masat që duhet të ndërmirreshin.

“Është për keqardhje se si ka ardhur deri tek dështimi kur kihet parasysh se përgatitjet për mbarëvajtjen e fazave projektuese në relacionet komunë e Bujanocit, Ushtri Amerikane dhe Ushtri Serbe kishin zgjatur plotë dy vjet”, thekson Nexhat Behluli.

Ushtria e SHBA-së përmes Gardës së Ohajos dhe ajo serbe në revitalizimin e godinave shkollore kishin të paraparë fasadat e brendshme dhe të jashtme, pullazet, nyjet sanitare, dyshemetë, banjot, tualetet, oborret (sipas nevojës), etj.

Nexhat Behluli i cili koordinonte punët në fazën e parë të projektit, thotë se “në meremetimin e entit parashkollor dhe shkollës së muzikës ishin shpenzuar 118.000 dollarë amerikanë, kurse për katër fazat e projektit ishin të paraparë gjithsejtë 350.000. Kjo i bie se komuna jonë ka dështuar t’i përfitojë plot 232.000 dollarë të cilat do të ndikonin fuqishëm në krijimin e kushteve solide nëpër shkolla”.

“Ky dështim i komunës sonë do të thotë se mjetet e parapara për shkollat tona do të përfundojnë në ndonjë komunë tjetër të Serbisë, me gjasë në ndonjërën nga komunat e Rrethit të Pçinjës “, përfundon Behluli./Titulli.com/

Preshevë: Tekstet shqip dhe diplomat universitare problem serioz për shqiptarët në Luginë (foto)
Kamberi kërkon nga Beogradi gjykatën e prokurorinë themelore në Preshevë dhe hapjen kufirit në Llojan (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration