Kamberi: Deklaratat fashiste nxisin pasiguri në Luginën e Preshevës (video)
Lokale

Kamberi: Deklaratat fashiste nxisin pasiguri në Luginën e Preshevës (video)

28.Mar.2018 19:28
0
Shqiptarët e Preshevës u pritën në Beograd, për të diskutuar mbi të drejtat dhe sigurinë e tyre. Zyrtarët serbë vlerësuan se nuk ka probleme dhe se këtë vit, qeveria do të fillojë negociata me ta për realizimin e të drejtave dhe kërkesave të tyre.

Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, qeveria serbe u ka premtuar se do të filloj negociatat me ta për realizimin e kërkesave e të drejtave të tyre. Krerët e komunave, ku jetojnë në Serbi u takuan në Beograd. Ata thanë se duan kushte dhe integrim. Por, ngelen peng të çështjes me Kosovën.

Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të Presidentit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, pas rastit të arrestimit në Mitrovicë.

Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit: “Më brengos fakti që Beogradi zyrtar nuk asnjë reagim nga deklaratat fashiste nga një lider serb i një shteti tjetër, i cili kërkon hakmarrje ose masa hakmarrëse ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo nxit frikë dhe pasiguri në shqiptarët e Luginës së Preshevës”.

Gjendja e sigurisë është vlerësuar e qetë dhe pa ndryshime për ta. U është premtuar se problemet e tyre do të zgjidhen. Kryetari i Preshevës ka qenë më i butë në reagime.

Shqipërim Arifi, kryetar i Preshevës : “Kjo çështje është me rëndësi për qytetarët tonë. Qytetarëve tonë nuk u intereson a u arrestua Gjuriçi. Qytetarët tanë duan të pijnë ujë, duan të kenë vende të reja pune. Gjithashtu ne ende jemi peng të marrëdhënieve të pasqaruara mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”.

Zytarët serb thanë se ka kohë që nuk ka tensione në këto qytete. Zoran Stankoviç, shef për jugun në qeveri, tha se Serbia i konsideron qytetarë të saj dhe vetëm veprimet e trajtimet ligjore janë të pranueshme dhe kjo nuk guxon të ndryshojë./abcnews/

Arifi: Avionët shtojnë pasigurinë në Preshevë, qytetarët ti përmbahen provokimeve
Ushtria e Serbisë njofton për avionët në Preshevë: Kemi stërvitje ushtarake
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration