Arifi: Avionët shtojnë pasigurinë në Preshevë, qytetarët ti përmbahen provokimeve
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes njëdeklarate është shprehur se rreth orës 14: 00 qytetarët e komunës së Preshevës janë shqetësuar nga fluturimi në distancë të ulët të avionëve ushtarak të Republikës së Serbisë.“Me indinjatë të thellë konstatojmë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftoj institucionet përkatëse qëndrore të mos keqpërdorin hapsirat e komunës sonë për demonstrimin e forcave si reagim i ngjarjeve politike të shënuara ditë më parë”, ka shkruar Arifi, transmeton Titulli.com.
Ai ka siguruar gjithashtu qytetarët e komunës së Preshevës se ka mbështetjen dhe besimin e plotë të miqve ndërkombëtarë dhe ka ftuar qytetarët që ti përmbahemi provokimeve eventuale dhe aktiviteteve spontane./Titulli.com/