Kamberi: Deklaratat e Nikoliqit luftënxitëse
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit nuk merakoset fort për deklaratat luftënxitëse, që bien erë propaganda parazgjedhore, si ato të Tomislav Nikoliqit, presidentit të Serbisë.“Para së gjithash dhe se të gjithë e dinë, se Serbia nuk ka kapacitete të nevojshme për të qenë xhandar në Ballkan. Së dyti, kjo deklarata e tij luftënxitëse është më tepër për konsum të brendshëm dhe në shërbim të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Prandaj, ata nuk mund të destabilizojnë Kosovën dhe as rajonin", ka thënë Shaip Kamberi, për portalin në gjuhën serbe “Vranjske”.