Kalon rebalanci i buxhetit të 2019-së në Kuvendin Komunal të Bujanocit
Sot mes debateve në seancën e shtatë me radhë të Kuvendit Komunal ka kaluar Propozim vendimi mbi rishikimin e Buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2019-të.
Kujtojmë që opozita ishte kundër pikës Propozim vendimi mbi rishikimin e Buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2019-të dhe Propozim vendimi mbi përcaktimin e projekteve të cilat financohen nga buxheti i Trupit Koordinues për vitin 2019, por në fillim të seancës kërkesa e tyre nuk u aprovua.