Kafeneja në Preshevë, ku aty gjithçka është falas (Video)
Në Preshevë, qytet me shumicë shqiptare, një grup i të rinjve vullnetarë, çdo ditë angazhohen që tu ndihmojnë refugjatëve.Përveç kësaj, aty, e themeluar nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit, në vendndalimin kryesor të refugjatëve është hapur edhe një kafene.
E veçanta e kësaj kafeneje është se, përveç kafesë, kjo kafene ofron edhe kifle falas për refugjatët, transmeton Telegrafi.
Por edhe sipas asaj që thuhet në video, në kafenenë “Umbrella” të hapur nga shqiptarët Valoni dhe Agoni, së shpejti pritet të ketë edhe sandwich falas.
“Ne vetëm po bëjmë diçka normale për ta, vetëm që ata të ndihen sikurse ne. As më pak e as më shumë se ne”, thotë Valoni./Titulli.com/