Kadriu: Në negociatat me Serbinë, Luginën duhet ta përfaqësojë kryeministri Kurti
Lokale

Kadriu: Në negociatat me Serbinë, Luginën duhet ta përfaqësojë kryeministri Kurti

10.Jun.2021 06:54
0

Kohëve të fundit, po vërejmë shumë zëra nga politikanë të Luginës që duan të përfshihen në negociatat me Serbinë , përmes ekipeve të Kosovës.

Kjo gjë nuk është diçka e re, pasi që të tillët, me kërkesa të njëjta janë turrur në  secilën qeveri të Kosovës. Madje, disa prej tyre duke pasur edhe shtetësi të Kosovës, i ndërruan edhe librezat partiake ( të Kosovës) në varësi se cila prej tyre vinte në pushtet. Njëherë u bënë me LDK- në, pastaj me PDK- në e AAK- në, e disa shkuan aq larg sa u bënë edhe me PSD- në. Ndërsa, tani po iu servilosen dhe imponohen z. Kurtit.

Lugina duhet të jetë pjesë e bisedimeve, por ajo duhet të përfaqësohet nga kryeministri Kurti, njëjtë sikurse që interesat e serbëve të Kosovës i përfaqëson vetëm Vuçiçi. Nuk kanë çfarë kërkojnë në Bruksel politikanë të mahallave.

E kush prej p.sh. do ta përfaqësonte në Bruksel Luginën? 10- 15 parti me nga 4- 5 liderë të tri komunave me shqiptarë gjithnjë e më pak, do të duhej të shkonin të paktën nja 40 liderë, gjë që nuk ka sens.

Njëherë e mirë, liderët e Luginës duhet të mësohen me faktin se interesat e tyre duhet të kalojnë përmes Prishtinës zyrtare, pa marrë parasysh se kush ndodhet në krye të qeverisë. /2LONLINE.com/

Shkruar nga: Kushtrim Kadriu

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration