Kabllori do të shtrihet edhe në vendbanimet tjera shqiptare në Bujanoc
Lokale

Kabllori do të shtrihet edhe në vendbanimet tjera shqiptare në Bujanoc

04.Mar.2013 00:39
0
Gjatë këtij viti do të shtrihet rrjeti i televizionit kabllor edhe në 9 vendbanime shqiptare në Komunën e Bujanocit. Kompania mediale "Spektri" tani më është duke i kryer përgatitjet e fundit për të i filluar aktivitetet në teren. “Pasi që qyteti i Bujanocit dhe vendbanimi më i madh shqiptar në komunën tonë, Tërnoci i madh, janë përfshirë në rrjetin kabllor 100 % , vlerësojmë se janë plotësuar të gjitha kushtet që shtrirja e rrjetit të vazhdoje prej Tërnocit në drejtim të fshatit Turi dhe më pas në drejtim të fshatrave Lluçan, Osllar, Nesalc, Letovicë si faza e dytë, fshatrat Bilaç dhe Samolicë si fazë e tretë dhe Konçuli e Dobrosini si faza e fundit”, ka thënë gjatë një interviste për Titullin, Nexhat Behluli, kryetar i kompanisë mediale “Spektri” në Bujanoc. Sipas Behlulit mbulimi i terrenit do të arrihet me aparaturën më të sofistikuar duke përdorur edhe kabllon optike e cila është e paraparë të barte sinjalin paralel sikur ate të TV-së dhe Internetit, po ashtu edhe të telefonisë fikse. Aktivitetet e para në teren do të fillojnë që nga kjo javë. Për fillim është paraparë që të njoftohet popullata e këtyre fshatrave për nisjen e këtij projekti, më pas do të realizohet një anketim edhe ate shtëpi për shtëpi, për të i grumbulluar të dhënat e sakta për të interesuarit që dëshirojnë të jenë të përfshirë në rrjetin kabllor dhe menjëherë më pas do të fillojnë edhe punët praktike në teren. “Kompania mediale "SPEKTRI" po shpreson se numri i të i interesuarve nëpër këto fshatra për të qenë shfrytëzues të rrjetit kabllor do të jetë për fillim i mjaftueshëm sa për të na motivuar që me sukses të rrumbullakohet realizimi i tërësishëm i këtij projekti”, u shpreh kryetari i kësaj kompanie. Sipas Behlulit kjo iniciativë është e karakterit të dyfishtë. “E para, banorët e këtyre fshatrave do të kenë mundësi t’i shikojnë në shtëpitë e tyre rreth 60 kanale televizive, shumica e të cilëve janë shqiptare, ndërsa rëndësia e dytë është se pas realizimit të këtij projekti në tërësi do të krijohen rreth 15 vende të reja punësimi që do të jenë kryesisht nga këto fshatra ku edhe do të shtrihet rrjeti kabllor televiziv”, ka përfunduar Behluli. Për momentin, me sinjal të televizionit kabllor të kompanisë mediale “Spektri” është i mbuluar qyteti i Bujanocit dhe fshati Tërnoc./Titulli.com/  
FHKL zgjedhë udhëheqësin e re
Gjendja në Luginë si ajo para referendumit të vitit 1992
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration