Judah: 3 pjesë janë diskutuar për shkëmbimin territorial Kosovë-Serbi
Tim Judah, gazetar dhe publicist britanik, në emisionin Desku në KTV ka thënë se në diskutimet për shkëmbimin territorial janë disktuar veriu i Kosovës, Lugina e Preshevës dhe Asociacioni i Komunave Serbe.
Tutje ai ka folur edhe për shkëmbimin territorial, ku thotë se kjo temë ishte në tavolinë.
"Sa për shkëmbimin e tokës, është një valë që vjen e shkon, një vit më vonë kthehet e pastaj shkon. Kjo është gjëja e parë që dua ta them. Natyrisht se para dy vjetësh duket se u kthye, tani është paksa e paqartë se ku është. Por, shumë njerëz e dinë nga shumë burime se kjo ide ishte hedhur në tavolinë, ishte diskutuar në një formë a tjetër, edhe pse, sikurse e dini, është hedhur poshtë nga politikanë të lartë. Me numër të lartë burimesh që kanë dhënë hollësi të diskutuara, nuk ishte”, u shpreh Judah.
Sipas Judah tri pjesë territoriale janë diskutuar në temën për shkëmbimin territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Sipas burimeve të mia, është diskutuar për shkëmbim toke, janë tri pjesë, ato janë në veri të Kosovës, Lugina e Preshevës, por është edhe Asociacioni i Komunave Serbe, që është gjithashtu pjesë e diskutimit. Prej asaj çfarë kuptoj dhe çfarë kërkonte presidenti Vuçiq, ose farë ka këmbëngulur presidenti Vuçiq me Asociacionin e Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive, që mendoj se Kosova e ka refuzuar, dhe çfarë kam kuptuar prej burimeve të mia, mund të jetë e gabuar, por çfarë kuptoj unë është se zoti Vuçiq ka ngulmuar në diçka për këmbimin e tokës që mund t’ua shesë njerëzve të tij të linjës së ashpër, por kjo është diçka e vështirë për t’u bërë”, ka thënë Judah në Desku.
Por, në terme praktike, sipas tij, është e vështirë të shitet politikisht në Serbi, por gjithashtu e vështirë të shitet sidomos në Kosovë.
Megjithatë, sipas tij nuk ka pasur pajtim për këtë temë, dhe se marrëveshja nuk ka qenë afër.
“Por, edhe pse mund të them se ata kanë diskutuar pjesë të caktuar të veriut, mbase duke shmangur pjesën e Mitrovicës Veriore, mbase duke shmangur Ujmanin, mbase ata kanë diskutuar ku do të kalonte vija në Preshevë në Luginë. Nuk mendoj se ata përnjëmend ka pasur diçka për të cilën janë pajtuar. Dua të them, mendoj se këto kanë qenë ide që janë diskutuar, janë sjellë dhe kanë shkuar, kështu nuk mendoj se kanë qenë më afër ndonjë marrëveshjeje të tillë. Por mendoj se krejt këto gjëra janë diskutuar në një formë a tjetër. Dhe nuk mendoj se ka pasur ndonjë marrëveshje për këto gjëra. Dhe personalisht nuk mendoj se mund të ketë ndonjë marrëveshje për ndonjë prej këtyre gjërave. Dhe mendoj se ka shumë pengesa”, ka thënë Judah.