Jonuz Musliu me rrogë më të madhe se të kryetarit të Serbisë!
Lokale

Jonuz Musliu me rrogë më të madhe se të kryetarit të Serbisë!

01.Apr.2015 19:10
0

Me titullin “Musliu merr dy rroga të kryetarit të Serbisë” nisë artikulli i sotëm i të përditshmes beogradase “Alo”, e cila nënvizon se kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe njëherit Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, është zyrtari lokal më i paguar në Serbi. Paga e tij mujore shkon më shumë se 250.000 dinarë (2.075 euro), respektivisht më shumë se dy rroga të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas kësaj gazete, Musliu në postin e kryetarit të Kuvendit merr 98.000 dinarë (813 euro), kurse si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar edhe 110.000 dinarë (913 euro).

“Kur kësaj shume i shtohen edhe të ardhurat tjera mujore për disa seanca të Kuvendit dhe trupave tjera, atëherë ky numër sigurisht kalon 250.000 dinarë (2.075 euro)”, i ka konfirmuar gazetës “Alo”, zyrtari i vetadministratës komunale, i cili ka dashur të mbetet anonim.

I njëjti burim ka thënë se Musliu së paku njëherë në muaj shkon në “konsultime” në Tiranë dhe Prishtinë dhe me këtë rast nga buxheti rregullisht merr mëditje ditore për udhëtime zyrtare, dhe kështu rritet vlera deri në 250.000 dinarë.

Rreth të ardhurave të tij, megjithatë heshtin të gjithë zyrtarët në qeverisjen lokale. Musliu, Agjensionit për Luftë Kundër Korrupsionit, raportin e fundit mbi të ardhurat e tij e ka dorëzuar në shkurt të vitit 2011./Titulli.com/

 

>>Ja sa paguhen drejtuesit e KKSH-së (Dokument)

Fëmijët e Bujanocit si kësulëkuqja, supermeni e betmeni... (Foto)
Kuizi i diturisë "LUGINA GARON 2016", shikoni të gjitha (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration