“Jetimat e Ballkanit” gjatë Ramazanit do të dhurojnë 100 çelësa të banesave të reja, çka me Luginën (video)
Lokale

“Jetimat e Ballkanit” gjatë Ramazanit do të dhurojnë 100 çelësa të banesave të reja, çka me Luginën (video)

25.Apr.2020 23:40
0

Për TV21, hoxha Halil Kastrati ka njoftuar se gjatë muajit të Ramazanit, shoqata që udhëheq ai “Jetimat e Ballkanit” do të dhurojnë 100 çelësa të banesave të reja për 100 familje nevojtare.

“Ne kemi për të dhuruar 100 palë çelësa gjatë muajit të Ramazanit. Pra janë 100 shtëpi. Në natën e Ramazanit i kemi dhuruar 7 çelësa, dje kemi dhuruar dy banesa, një në Pejë dhe një në Prizren. Videot e këtyre familjeve që po hynë dhe po bëhen me strehim do t’i publikojmë për çdo ditë”, deklaroi Kastrati.

Krahas banesave të reja, “Jetimat e Ballkanit” janë duke dhuruar edhe shujta apo iftare falas për familjet me nevojë dhe për shtabin emergjent që është duke luftuar me pandeminë e virusit korona. Një mijë shujta dhurohen në Prizren, kurse 120 të tjera në Janjevë të Lipjanit.

“Ne kemi mbushur 11 vjet aktivitet humanitar. Në këtë muaj të Ramazanit ne kemi filluar me 1 mijë shujta në kuzhinën tonë në Prizren, 1 mijë iftare për familjet nevojtare dhe për shtabin emergjent që është duke punuar që është duke punuar për situatën e pandemisë. 120 shujta janë në kuzhinën tjetër, që është në menaxhimin tonë në Janjevë të Lipjanit”, njoftoi më tej hoxha Kastrati.

Ofrohen edhe pako ushqimore, këto jepen në të gjitha trojet shqiptare, ku mbi një mijë janë vetëm në Maqedoni të Veriut.

“Gjithashtu, me pako ushqimore kemi arritur të mbulojmë afërsisht 10 mijë familje. Kur them 10 mijë familje, mbi 1 mijë familje janë vetëm në Maqedoninë e Veriut. 300 familje janë në Shqipëri, 200 familje janë në Mal të Zi, në Luginë dhe tjerat këtu në Kosovë. Në Komunën e Likovës dje kemi pasur 150 familje”, tha Kastrati.

Gjatë vitit 2019 “Jetimat e Ballkanit” kanë dhuruar 400 çelësa. E për këto çelësa, Kastrati tha: “Këtë dinë ta bëjnë vetëm shqiptarët, kur dinë dhe e bëjnë. Prandaj jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe lutjet e tona shkojnë për krejt familjet që po bëhen shkas që lotët e mërzisë të kthehen në lot të gëzimit”.

Për këtë, ai ka falënderuar edhe donatorët dhe aktivistët për siç tha, sepse “kurrë nuk ditën me thanë boll edhe kurrë nuk u lodhën”.

 

Si ta ruajmë moralin dhe të mos ti nënshtrohemi depresionit gjatë këtij ktij izolimi?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration