Jehona e zgjedhjeve "nacionale", në qytetin e Bujanocit
Rezultati i zgjedhjeve për Këshillin Nacional, në qytetin e Bujanocit, tregon qartë për një shkallë shumë të ultë, të pjesëmarrjes së votuesve, në këtë proces shumë të rëndësishëm qytetar e kombëtar.Shkaqet e mosinteresimit të shqiptarëve të qytetit të Bujanocit, për të marrë pjesë në masë të madhe, në këto zgjedhje, janë të shumta dhe të arsyeshme.
E para është se elektorati shqiptar i qytetit të Bujanocit, është i zhgënjyer, për shkak se që nga na viti 2002, Komunën e Bujnocin e udhëheqin katundarët, kryesisht kryetarët e vendbanimeve rurale. Ata pyesin se si është e mudur që në këtë komunë të mbahen tri palë zgjedhje lokale edhe dy nacionale, e kryetarët të jenë vetëm nga Tënoci dhe Konçuli?!
E dyta, ajo që më së shumti i shqetëson dhe i iriton qytetarët e qytetit të Bujanocit, është se investimet infrastrukturore zhvillohen nëpër fshatra, duke e bërë qytetin, një katund të madh.
E treta sheshi i qytetit të Bujanocit, i cili e mban emrin e Karaxhorgje Petroviqit, lëre që nuk është ndërruar, por edhe u shkatërrua nga vlerat e trashëgimisë kulturore, duke i zhdukur kalldrëmet, pa u pyetur qytetarët, as pa nxitur debate lidhur me rikonstruimin e qendrës së Bujanocit. Për një vendim të tillë të administratës komunale, nuk u dëgjua as zëri kundërshtues i qytetarëve, siç ndodhi me qytetarët e Sheshit të Vlorës, Prizrenit dhe Vranjës.
E katërta qytetarët e qytetit të Bujanocit, që nga viti 2002, kanë kërkuar ndarjen në dy vendvotime të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi”, me nr. 26, në Bujanoc, për shkak numrit shumë të madh të votuesve prej 1.303 sish.
Të gjitha këto pakënaqësi edhe shumë të tjera si këto, kanë ndikur që shqiptarët e qytetit të Bujanocit, të mos dalin si herëve të tjera masovikisht në zgjedhje.
Statistikat e rezultatit të zgjedhjeve tregon me shifra dhe fakte, se si banorët e qyettit të Bujanocit dhanë pak vota për të zgjedhurit e tyre.
Qyteti i Bujanocit i ka 7 vendvotime, në të cilat u grumbulluan vetëm 903 vota nga 2592 votues sa ishin në listat zgjedhore.
Në vijim po i japim edhe rezultatet e koalicioneve partiake, që gëzuan votat e pakta të zgjedhësve në qytetin e Bujanocit.
- Koalicioni PD-BDL: 357 vota;
- Koalicioni LPD-PDSH-RD: 89 vota;
- Koalicioni PVD-UDSH: 420 vota;
- Grupimi i qytetarëve: 11 vota dhe
- Shoqëria Civile “Perspektiva”: 26 vota.
Vendvotimi i shqiptarëve më i madh në qytetetin e Bujanocit, me numër rendor 26, te Shkolla Mesme “Sezai Surroi”, i cili numëron 1303 votues, gjithsej kanë votuar 430 sish.
Këto shifra statistikore të dala nga zgjedhjet e veçanta për Këshillin Nacional, flasin për një shkallë shumë të ultë të pjesëmarrjes së votuesve për këtë nivel të procesit zgjedhor.
Edhe diçka sa për ilustrim: Tërnoci, në listat zgjedhore ka 4.034 votues shqiptarë, qyteti i Bujanocit 2.592, Bilaçi 1337 dhe Malësia e Bujanocit, 2.623 votues, ndërsa vendbanimet tjera me më pak votues.
Komuna e Bujanocit, ka gjithsej 15.840 votues, kur ia heqim Tërnocin me 4.034 vota, vendbanimet tjera i kanë 11.806 votues. Atëherë si është e mundur, që kryetari i Komunës, kryetari i Këshillit Nacional dhe deputeti, që të gjithë të jenë nga Tërnoci, duke llogaritur edhe shefat e administratës dhe drejtorat e ndërmarrjeve publike?!
Edhe diçka pë ata që nuk e dinë: vetëm qyteti i Bujanoci me 2.592 vota dhe Maësia me 5.215 sish, ia tejkalojnë Tërnocit me 4.034 vota, atëherë nga ato konstatime se vetëm tërnocasit duhet të jenë në postet udhëheqëse të Komunës së Bujanocit?!
Në vijim e keni tabelarin statistikor të rezultateve të zgjedhjeve për Këshillin Nacional, të mbajtura, më 26 tetor 2014.
Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc