Jasin Jakupi, teniseri preshevar radhitet i 9-ti në Zvicër
Lokale

Jasin Jakupi, teniseri preshevar radhitet i 9-ti në Zvicër

06.Apr.2016 20:59
0
Tenisti 14-të vjeçar Jasin Jakupi radhitet i 9-ti në në mesin e 3.000 moshatarëve të tij në Zvicër.

Ai, ka disa ditë që po qëndron në Barcelonë për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e verës e sidomos kur bëhet fjalë për lojën në dhe. Ky djalosh i ri i është përkushtuar shumë këtij sporti të vështirë dhe të shtrenjtë.

Por, kur ke një mbështetje nga më të afërmit e tu atëherë kjo rrugë bëhet më e lehtë për të arritur në majet e këtij sporti. Jasini mbështetjen e madhe e ka nga prindi i tij Ahmeti që e përcjell në çdo hap si financiarisht ashtu edhe fizikisht.

Për përgatitjet në Spanjë, për prindin e Jasinit janë shumë me rëndësi pasi që atje i kushtojnë shumë rëndësi kondicionit, ndërsa për trajner Jasini atje kishte Fernando Vicente, ish – ATP 29.

 

“Stërvitjet në Spanjë janë të veçanta përshkak se i kushtojnë rëndësi shumë ushtrimeve të kondicionit. Jasini këtu për trajner e kishte Fernando Vicente, ish – ATP 29, i cili na ofroi ide të reja, për të ndryshuar ose përmisuar lojën. Ndërkaq orarin e stërvitjeve e kishte në ora 8:30 – 12:00 si dhe 14:00 – 17:00”, tha për “Me Sportistët” Ahmet Jakupi, prindi i tenistit Jasin Jakupi.

Ndryshe, Jasin Jakupi dhe familja e tij nga Lugina e Preshevës, jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Sinani: Zëri i bojkotit ndikon në rezultatin e zgjedhjeve, presim përfaqësim me 1 deputet
Alternativa për Ndryshim shpresë e ardhmërisë së Preshevës, kurrë koalicion me PDSH-në (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration