Jasin Jakupi, teniseri preshevar radhitet i 9-ti në Zvicër
Tenisti 14-të vjeçar Jasin Jakupi radhitet i 9-ti në në mesin e 3.000 moshatarëve të tij në Zvicër.Ai, ka disa ditë që po qëndron në Barcelonë për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e verës e sidomos kur bëhet fjalë për lojën në dhe. Ky djalosh i ri i është përkushtuar shumë këtij sporti të vështirë dhe të shtrenjtë.
Por, kur ke një mbështetje nga më të afërmit e tu atëherë kjo rrugë bëhet më e lehtë për të arritur në majet e këtij sporti. Jasini mbështetjen e madhe e ka nga prindi i tij Ahmeti që e përcjell në çdo hap si financiarisht ashtu edhe fizikisht.
Për përgatitjet në Spanjë, për prindin e Jasinit janë shumë me rëndësi pasi që atje i kushtojnë shumë rëndësi kondicionit, ndërsa për trajner Jasini atje kishte Fernando Vicente, ish – ATP 29.
“Stërvitjet në Spanjë janë të veçanta përshkak se i kushtojnë rëndësi shumë ushtrimeve të kondicionit. Jasini këtu për trajner e kishte Fernando Vicente, ish – ATP 29, i cili na ofroi ide të reja, për të ndryshuar ose përmisuar lojën. Ndërkaq orarin e stërvitjeve e kishte në ora 8:30 – 12:00 si dhe 14:00 – 17:00”, tha për “Me Sportistët” Ahmet Jakupi, prindi i tenistit Jasin Jakupi.
Ndryshe, Jasin Jakupi dhe familja e tij nga Lugina e Preshevës, jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.