Jankoviq: Problemet do të gjejnë zgjidhje, mediat lokale të jenë më aktive në Bujanoc  e Preshevë (Foto & Video)
Lokale

Jankoviq: Problemet do të gjejnë zgjidhje, mediat lokale të jenë më aktive në Bujanoc e Preshevë (Foto & Video)

05.Jun.2015 19:58
0
Avokati popullorë i Serbisë, Sasha Jankoviq i shoqëruar me ekipin i tij ka qëndruar për një vizitë dyditore në Luginë të Preshevës e Vranjë dhe ka zhvilluar takime me përfaqësues të pushteteve lokale, institucioneve tjera dhe deputetët popullor.

“Më vjen mirë që mundë të konstatojë se në territorin e Preshevës dhe Bujanocit pas ngjarjeve të fundit në Kumanovë nuk ka rritje të tensioneve dhe  krimeve të rënda”, deklaroi Sasha Jankoviq pas takimit me deputetët popullorë nga ky rajon, Riza Halimi, Shaip Kamberi dhe Nenad Mitroviq.

Jankoviq ka bërë thirrje mediave lokale dhe shoqërisë civile të jenë më aktiv në luftën për realizimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave qytetare  dhe ka inkurajuar qytetarët që t’i drejtohen avokatit të popullit në rastet kur mendojnë se organet shtetërore kanë shkelur disa nga të drejtat e tyre, shkruan Titulli.com

 Gjatë takimit me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ky i fundit ka prezantuar shkeljet e disa të drejtave nga organet  shtetërore, si çështjen e dygjuhësisë, përfaqësimin e shqiptarëve nëpër institucione shtetërore e fusha tjera.

Robert Sepi, zëvendës avokat i popullit në takimin me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu dhe kryeshefin e Administratës komunale, Nasim Rexhepi  kanë diskutuar, përveç tjerash, edhe për përdorimin e gjuhës shqipe në Bujanoc.

Ata kanë vlerësuar se nuk ka përkthyes të mjaftueshëm për gjuhën shqipe gjithashtu gjuha e pakicave nuk është e aplikuar as në regjistrat e librave amëz të lindjes.

Zëvendësi tjetër i avokatit të popullit, Milosh Jankoviq ka qëndruar në Preshevë vendkalimin kufitar mes Maqedonisë dhe Serbisë dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për rritje serioze të numrit të emigrantëve që hyjnë në Serbi, transmeton Titulli.com.

“Vetëm gjatë muajit maj janë regjistruar rreth 5000 emigrant në këtë vendkalim me Maqedoninë dhe janë shqyrtuar problemet me të cilat ballafaqohen policia”, deklaroi Millosh Jankoviq.

Avokati i Popullit dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë  konferencës për gazetarë në Bujanoc deklaruan se do të punojnë në zgjidhjen e disa problemeve në këtë rajon, gjithashtu do të gjendet edhe një zgjidhje për dy përmendoret për të cilat janë të interesuara komuniteti shqiptar dhe ai serb në Bujanoc.

Jankoviq theksoi se për Preshevën është me rëndësi që materniteti të fillojë punën sa më shpejt me kapacitet të plotë dhe që ai problem do të zgjidhet shpejt./Titulli.com/

VIDEO

 
 
Arifi: Politika në Preshevë më shumë se një dekadë dështuese e shoqërisë (video)
Mbahet tryeza për akreditimin e mësimdhënësve në Preshevë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration