Ja çka u bisedua në Ministrinë e Arsimit në Beograd, sipas Arifit (Video)
Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka folur rreth takimit të zhvilluar në Beograd me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik Srgjan Verbiq me bashkëpunëtorë, ku përveç problematikës së teksteve shkollore, është biseduar edhe për shumë çështje tjera që preokupojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Në një intervistë për RTB-në, Arifi ka theksuar se ndër kërkesat e pare ishte sigurimi i teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme për vitin e ri shkollor 2015/2016.
Sipas drejtuesit të komunës, delegacioni shqiptarë i përbërë edhe nga kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ka kërkuar që këto tekste të sillen nga Kosova, transmeton Titulli.com.
Ndër kërkesat tjera të parashtruara ishin edhe ato të organizimit të provimit profesional për mësimdhënësit, nostrifikimit të diplomave, si dhe aftësimi i kuadrit arsimor./Titulli.com/