Ja skenari i vrasjes së shqiptarit nga Presheva në Zvicër?
Krejt papritur në dhomën e lutjeve dëgjohen krisma.M. B, 51 vjeç, një zviceran me origjinë shqiptare, është ende duke u lutur. Pastaj disa plumba e godasin në shpinë dhe në kokë. Ai u ekzekutua.Të gjithë të dhënat flasin për një gjakmarrje: 18 vjet më parë, viktima kishte vrarë vëllain e atentatorit- thuhet për vetëmbrojtje. Viktima M. e vizitonte xhaminë në St. Gallen rregullisht, autori i krimit, nuk kishte ardhur kurrë më parë, deri këtë të premte. Përpara se të qëllonte, ai mori pjesë në lutje.
“Dëgjova një zhurmë dhe fillimisht mendova se do ishte një shpërthim gazi,” tha një dëshmitar. Pas ekzekutimit, vrasësi u largua nga xhamia me qetësi. “Ai nisi të ecte me armën në dorë drejt stacionit,”tha një koleg i B.
Pak më vonë, vrasësi kthehet në xhami dhe pret policinë, e cila është alarmuar.
“Ai na tha ne se vinte nga Bregenz, nga Austria,” thotë një besimtar. “Me një thes mbi kokë dhe pranga në duar, policia e shoqëroi atë pa ndonjë rezistencë”. Dje vrasësi e pranoi krimin.
Familja dhe miqtë e B. i bënë homazhet e fundit babait të katër fëmijëve.
“Ai ishte gjithmonë pranë fëmijëve dhe familjes së tij,” tha një shok klase i djalit të B. Hisham Maizar, 73 vjeç, president i Komunitetit Mysliman për Zvicrën Lindore thotë se bëhet fjalë për një hakmarrje për shkak të një konflikti të vjetër familjar.
Vrasja për nder është shumë e përhapur në Shqipëri dhe në Turqinë Lindore.
Në disa raste, familjet veprojnë sipas disa praktikave fisnore, të quajtura Kanun.
Maizar shpjegon parimin e gjakmarrjes: “Nëse është ndotur nderi i një familje, një anëtar i saj është i vendosur për të marrë hak”. Pastaj kërkohet momenti më i përshtatshëm. “Edhe shumë vite më vonë mund të marrësh hak”.
Por vrasja për nder nuk duhet të ndodhë në mënyrë të fshehtë.
“Vrasja për nder në një xhami është një akt shumë serioz dhe shumë i guximshëm- për shkak se ndodh përpara një audience”. Vrasja për nder duhet bërë publikisht. /BLICK.ch/