8 vjeçari kosovar në luftën e Sirisë, nëna nga Bujanoci kërkon kthimin e djalit (video)
Inkuadrimi i kosovarëve në Siri merr përmasa shqetësuese.
Pranvera Abazi, 30 vjeçe thotë se bashkëshorti i saj, Arbeni kur shkoi në Siri para disa javësh, me vete dhe pa lejen e saj morri edhe djalin, Erionin.
Ajo me lot në sy kërkon kthimin e djalit të saj, ndërsa shpjegon edhe momentin kur për herë të fundit kishte parë djalin pasi bashkëshorti Arbeni i kishte thënë se me 8 vjeçarin për disa ditë po shkonin në Rugovë.
Portali informativ Titulli ka mësuar se nëna Pranvera Abazi është me prejardhje nga fshati Somolicë i komunës së Bujanocit, ku me familje rreth 14 viteve jeton në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë./Titulli.com/