Ja se si të postoni foto panoramike në Instagram
Kur Instagram goditi për herë të parë smartfonët, çdo foto e ngarkuar duhej të ishte në formën katrore.
Tani, ju mund të ngarkoni çfarëdolloj fotoje në Instagram. Megjithatë jo të gjitha do të duken mirë.
Më poshtë shpjegohet cila është mënyra më e mirë për të postuar fotot panoramike në Instagram në pajisjet tuaja iPhone dhe Android, së bashku me një aplikacion për iPhone që do ti bëjë fotot të duken më mirë.
Si të postoni foto panoramike në Instagram
Mënyra më e thjeshtë për të postuar panoramat është:
- Hapni Instagram në iPhone apo Androidin tuaj, dhe shtypni ikonën plus poshtë ekranit për të ngarkuar foto.
- Sapo të hapet galeria e fotove tuaja, përzgjidhni foton panorama që dëshironi të postoni
- Prekni imazhin me dy gishta, dhe më pas zvogëlojeni foton aq sa të duket krejt fotoja panoramë.
4. Shtoni filtrat dhe postojeni si zakonisht.
Rezultati është një foto në formë drejtkëndore me hapësirë të bardhë në pjesën e sipërme dhe të poshtme. kjo metodë mund të rregullojë madhësinë e fotos, por për fotot me madhësi të plotë panorame, mund të mos jetë e mundur të postohet fotoja e plotë.
Këtu shërben një program si Photoshop-i për të prerë foton. Nëse keni iPhone, ekziston një aplikacion që do ta bëjë tërë punën për ju automatikisht: “Unsquared for Instagram”.
Shkarkoni aplikacionin dhe jepni leje për të aksesuar fotot. Më pas ndiqni hapat e mëposhtëm:
- Hapni aplikacionin Unsquared dhe klikoni ikonën e një pirgu fotosh në pjesën poshtë djathtë.
- Klikoni foton nga galeria që dëshironi të përdorni, dhe më pas klikoni shenjën blu.
- Fotoja do të paraqitet me shenjën e Unsquared në të. Shtypni ikonën blu që duket si një seri katrorësh në fund të ekranit, dhe tani mund të zgjidhni se në sa foto do të dëshironit që të ndahet fotoja panoramë.
Nëse dëshironi të përfshini çdo pjesë të fotos, ndajeni në 3 pjesë. Megjithatë ju mund ta ndani në sa pjesë të doni, por mund të humbisni pjesë të sipërme dhe të poshtme të fotos.
- Pasi të kryeni, shtypni “Done”. Fotot e ndara do të shfaqen në galerinë tuaj, dhe ju mund ti postoni në Instagram. /PCWorld Albanian/