Ja rezultati i rivotimit në Konçul
Lokale

Ja rezultati i rivotimit në Konçul

02.Nov.2014 13:34
0

Në vendvotimin numër 8 në fshatin Konçul gjithsejtë kanë votuar 451 nga 793 qytetarë me të drejtë vote.

(21:00)  Sipas rezultateve preliminare të cilat i ka siguruar portali informativ Titulli, në Konçul, votimi ka qenë si vijon: “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar” (PDSH-LPD-RD) ka marrë 413 vota, “Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve” (PVD - UDSH) 28 vota, “Partia Demokratike – Dr.Dc. Nagip Arifi” (PD - BDL) 6 vota, si dhe 4 vota të pavlefshme.

Më 26 tetor në Konçul kishin votuar 698 qytetarë, 247 më shumë se në rivotimin e sotëm.

Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ), në një konferencë për shtyp, më  28 tetor, kishte bërë publike rezultatet preliminare, pas së cilave, për shkak të mospërputhjes së numrit të votave me votuesit ishte prishë vendvotimi në fshatin Konçul.

KRZ kishte raportuar për një dalje prej 40.37 për qind të shqiptarëve në zgjedhje për Këshill Kombëtar Shqiptar, apo 13.999 nga 34.675 qytetarë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore.

Rreth rezultateve të përgjithshme pas rivotimit në fshatin Konçul, KRZ do të raportojë në fillim të kësaj jave. /Titulli.com/

*********************************************************************************************************************************

Votimi i përsëritur në Konçul po vazhdon edhe në këto çaste, raportohet për parregullsi.

(18:15) Deri në orën 17h, në vendvotimin numër 8 në Konçul kanë votuar mbi 300 qytetarë me të drejtë vote. Në redaksinë e portalit informativ Titulli është raportuar për votim të personave nën moshën madhore.

“Ka votu një fëmijë i moshës 13-14 vjeçare si dhe kemi vërejtur edhe disa gra që kanë votu më shumë se një herë”, ka raportuar me anonimitet anëtari i kësaj qendre votimi.

Nga ana tjetër kryetari në vendvotimin numër 8, Zylqefli Sherifi, tha për Titullin se deri më tani nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

“Deri në orën 18h nuk kemi ndonjë problem, ndërsa gjatë kohës sa kam qenë në hapësirat e vendvotimit nuk kam vërejtur të ketë votuar ndonjë fëmijë, apo ndonjë qytetarë tjetër më shumë se një herë”, deklaroi Sherifi.

Ai nënvizoi se në këto momente është rritë numri i atyre qytetarëve që po i përgjigjen votimit.

Vendvotimi në fshatin Konçul do të jetë i hapur deri në orën 20:00.

************************************************************************************************************************************

Në Konçul të Komunës së Bujanocit sot po përsëritet procesi i votimit për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

(13:34) Në vendvotimin e këtij fshati rreth orës 11:30 minuta ka votuar edhe kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, njëherit kandidatë për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Çfarëdo zgjedhje që janë, edhe këto për Këshill Kombëtar duhet të shkojnë drejt, mirë dhe jo tendencioze siç kanë qenë zgjedhjet e para një jave që vetëm në Konçul janë përsëritë. Ju po e shihni edhe vetë se Konçuli voton, jo siç e kanë etiketuar Konçulin, ata dalin në mënyrë të rregullt e dinjitoze”, tha pas votimit, kryetari i LPD-së Jonuz Musliu, që vie nga ky fshat.

Kryesuesi në vendvotimin numër 8 në Konçul, Zylqefli Sherifi, i ka thënë portalit informativ Titulli.com se procesi i votimit është duke ecur pa probleme dhe deri në orën 12:00 kanë votuar rreth 200 qytetarë nga lista e veçantë zgjedhore.

Në fshatin Konçul të drejtë vote, sipas listës, kanë 793 qytetarë.

Votimi në këtë vendbanim shqiptarë po përsëritet me vendim të Komisionit Republikan Zgjedhor (KRZ), pasi në të njëjtin, janë regjistruar parregullsi, të paraqitura nga Partia për Veprim Demokratik, e të konfirmuara nga KRZ (vota më shumë se votues).

Ky rivotim në Konçul po monitorohet edhe nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian./Titulli.com/

 

Spahiu: Rama dhe Thaçi i gënjyen shqiptarët e Preshevës
Largimi i punëtorëve ndan Bashkësinë Lokale në Tërnoc! (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration