Lokale
Ja ku e gjuajti rrufeja të djerin Abedinin nga Miratoca (video)
Shiu dhe breshëri i ditës së shtunë rezultoi fatal për familjen Ademi nga fshati Miratoc i komunës së Preshevës, pasi familjari i tyre i ndjeri Abedin Ademi u godit nga rrufeja përderisa ishte strehuar nën një pemë.
[caption id="attachment_79675" align="alignleft" width="178"] I ndjeri, Abedin Ademi[/caption]
Sot është dita e parë që familja Ademi ka hapur të pame dhe shumë qytetarët po ndajnë dhimbjen me ta. Ishte ditë e shtunë kur Abedin Ademi rreth orës 9-të të mëngjesit kishte sjellë bagëtinë në kullosë.
Por brenda ditës moti ndryshoi dhe rreth orës 16 –të Presheva me rrethinë u vërshuan nga shiu dhe breshëri , dhe kështu 66 vjeçari Abedin Ademi ishte strehuar nën degët e një peme, ku dhe aty e goditi nga rrufeja duke e lënë të vdekur në vend.
Pas këtij momenti familjarët kishin vërejtur se të ndjerit i kishte ndodhur diçka. Ata menjëherë kishin nisur kërkimet dhe ishte nipi i tij ai i cili arrit të gjejë kufomën tek mulliri haxhi Kamberit.
Sot është dita e parë që familja Ademi ka hapur të pame dhe shumë qytetarët po ndajnë dhimbjen me ta, raporton RTP.
Gjatë ditës së shtunë po ashtu rrufeja ka goditur edhe një shtyllë elektrike për gjatë rrugën në drejtim të fshatit Miratoc./Titulli.com/
http://youtu.be/g1e2av9U44Y
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!