Ivica Daçiq zgjidhet kryetar i parlamentit të Serbisë, si e vlerësoi mos votimin nga shqiptarët dhe Uglanin?
Deputetët e Parlamentit të Serbisë në seancën konstituive kanë zgjedhur Ivica Daçiqin kryetar të Parlamentit gjithashtu kanë zgjedhur edhe nënkryetarin, sekretarin e përgjithshëm dhe anëtarët e trupit punues.
Ivica Daçiq i cili ka qenë ministër i Punëve të Jashtme deri tani, ka thënë se posti i kryetarit të Kuvendit të Serbisë të cilën ai e mban, sipas Kushtetutës, është pozicioni më i lartë që ai ka mbajturdhe që vetëm “injorantët politikë ose dikush i lig” mund të pretendonte ndryshe duke hedhur poshtë disa pretendime se ai ishte degraduar.
“Unë nuk jam politikan i ri, nëse do të më bënte për pozita do t’i kisha kaluar të gjitha ato. Kjo është rikthim në shtëpinë time. Unë kam qenë anëtar i parlamentit që nga viti 1992”, ka thënë Daçiqi Tv Pink.
Daçiq, udhëheqës i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), i cili ishte i vetmi kandidat, u zgjodh kryetar në një votim të hapur.
Daçiq, i cili ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe nënkryeministër në Serbi që nga viti 2014, mori mbështetjen e 225 anëtarëve të kuvendit me 250 vende.
Ndërkohë, Daçiq sot ia dorëzoi kompetencat e Ministrisë së Jashtme kryeministres së qeverisë së përkohshme Ana Bërnabiq, e cila po ashtu ka mandatin për formimin e qeverisë së re. Në një deklaratë nga qeveria thuhet se kompetencat ministrore do t’i ushtrojë Bërnabiq derisa të caktohet ministri i ri i Jashtëm.
Daçiq, 54-vjeçar, në qeveritë e mëparshme ka shërbyer edhe si ministër i Brendshëm dhe kryeministër.
Ivica Daçiq nuk u përkrah nga partia e Uglaninit nga Novi Pazari e as nga deputët shqiptarë ndërsa mos votimi e tyre e ka quajtur të parëndësishëm dhe se argumentimi i tyre nuk përkon me realitetin duke shtuar se ai ishte përkrahur kur ka qenë kryeministër i Serbisë./Titulli.com/