Isufi: Dorëheqja me dhimbje, mundë të lind iniciativë e re politike në Bujanoc
Lokale

Isufi: Dorëheqja me dhimbje, mundë të lind iniciativë e re politike në Bujanoc

08.Jun.2014 12:39
0

Ish drejtuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, Edmond Isufi në një intervistë ekskluzive dhënë Portalit Informativ-Titulli ka shpjeguar arsyet e largimit të tij nga kjo detyrë.

Isufi thotë se përveç arsyeve personale, pozita e vështirë e OVL-së dhe kategoritë e luftës, mundësit e pakta për të i ndihmuar ata,  përçarja në rritje gjithnjë e më shumë e politikës shqiptare në komunë e Bujanocit ishin arsyet kryesore të dorëheqjes së tij.

Duke folur për pozitën e vështirë të veteranëve, familjarëve të dëshmorëve të UÇPMB-së, Edmond Isufi ka deklaruar se është arritur një marrëveshje me qeverisjen lokale të tanishme, që emrat për punësim të ish pjesëtareve te UÇPMB-se te vinë nga Organizata e Veteraneve te Luftës, e jo siç ka qene deri tani qe punësimi i tyre ishte në baza partiake. Ai pret që kjo marrëveshje e arritur mes kryesisë së OVL-së dhe kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit e atij të kuvendit Jonuz Musliut do të zbatohet.

“Nuk përjashtohet mundësia e një alternative të re duke i parë përçarjet politike shqiptare, që më së shumti po vërehet tek rinia jonë dhe duke mos e parë bashkëpunimin e subjekteve politike shqiptare, si rrjedhojë e saj mund të lind një iniciativë e re”, është shprehur Edmond Isufi.

Intervistën e plotë mundë ta lexoni duke klikuar këtu:

Preshevë: Policia zbulon 56 kilogramë drogë (foto)
Kosovë-Serbi, tjetër pikë kufitare në Medvegjë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration