Islam Isufi: Kurrë s'mundë të më shkarkojnë nga shkolla e mesme teknike në Preshevë
Lokale

Islam Isufi: Kurrë s'mundë të më shkarkojnë nga shkolla e mesme teknike në Preshevë

14.Sep.2017 20:44
0
Drejtori i shkollës së mesme teknike "Presheva" në Preshevë, Islam Isufi ka reaguar ndaj anëtarëve të këshillit të shkollës për tentim-shkarkimin jolegjitim të tij nga detyra e drejtorit të këtij institucioni.

Ai përmes një deklarate për media ka akuzuar anëtërët e Alternativës për Ndryshim që janë shkarkuar nga kuvendi komunal i Preshevës dhe dy anëtër të grupit të ndarë nga Partia Demokratike Shqiptare.

“Me ç'rast tre anëtarë jolegjitim të APN-së (që janë të shkarkuar nga Kuvendi komunal i Preshevës) dhe dy të Telat Arifit, veprojnë në mënyrën më perfide antinjerëzore të shkaktojnë gjendjen kaotike në këtë vatër arsimore e cila është në rrjedhën më të mirë të zhvillimit të procesit edukativo arsimor të nxenësve në këtë komunë”, është shprehur Isufi.

Islam Isufi tha se këta anëtarë sot tentuan në mënyrë të dhunshme të pengojnë mbajtjen e mbledhjes së këshillit të kësaj shkolle nga anëtarët legjitim, shkruan Titulli.com.

“Ata të shkarkuarit dhe të pa ligjshmit me brutalitet sot përmes një deklarate kanë kërkuar shkarkimin e drejtorit, që kurrë nuk do ta arrijnë këtë qëllim të errët për interesat e tyre grupore”, theksoi mes tjerash drejtori i shkollës së mesme në Preshevë, Islam Isufi.

Isufi deklaroi se kryetari i këshillit të shkollës Selami Mustafa ka shtyer në afat të pacaktuar mbajtjen e mbledhjes tjetër, shkaku i kësaj është pjesëmarrja me dhunë e tre "anëtareve" jo legjitim nga rradhët e APN-së.

Islam Isufi udhëheq shkollën mesme teknike  “Presheva” në Preshevë nga viti 2015./Titulli.com/      

"Dituria" në Bujanoc organizon kurse në lëndë të caktuara
Kamberi: Ideja për destabilizim i përket vetëm një grupi politikisht të margjinalizuar në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration