Ish kryetari Galip Beqiri, kritikon mos funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (video)
Ish kryetari I Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri gjatë një emisioni në TV "Presheva" ka folur për funksionimin e këtij institucion në përbërjen e re ka ngecje të mëdha dhe se po shkatërrohet institucioni që është themeluar për të mirën e shqiptarëve.“Nga zgjedhjet e reja që u organizuan në KKSH gjërat nuk kanë lëvizur fare dhe se ka ngecur shumë mbrapa. Ne mandatin tonë kemi pas shumë aktivitete”, ka thënë mes tjerash Hamdi Fejzullau anëtar i kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, transmeton Titulli.com
Edhe Mentor Nuhiu, anëtar i kuvendit është shprehur se ka një keq menaxhim që në fillim duke pasur për bazë formimi i grupeve të punës, komisioneve dhe se janë përjashtuar njerëzit që kanë themeluar këtë institucion.
Beqiri ka akuzuar udhëheqjen e tanishme për neglizhencë dhe mos përfillje të ndihmës së njerëzve profesionist në fushat e caktuar që sipas tij përkundër kërkesës nga anëtarët e PVD-së dhe UDSH-së që të përfshihen nëpër grupa punuese një gjë e tillë është refuzuar .
Mysafirët kanë folur edhe për fushën e informimit, kulturës, arsimit dhe përdorimit të gjuhës që janë shtyllë kryesore e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Për më tepër shikoni videon:/Titulli.com/