Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar: Secili mandat ka kontribuua për tekstet shkollore nga Shqipëria
Lokale

Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar: Secili mandat ka kontribuua për tekstet shkollore nga Shqipëria

03.Sep.2020 11:04
0

 Shukri Ymeri, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar thotë se që nga formimi i këtij institucioni është punuar shumë dhe nuk mundë të përvetësohet kontributi  për lejimin e teksteve nga Shqipëria.

Sipas tij secili mandat i KKSH-së i ka kushtuar më së  shumti vëmendje dhe angazhim arsimit apo sigurimit të teksteve mësimore por  edhe kryetari aktual me stafin e tij.

 Ai i tha Titulli.com se sa i përket teksteve që janë ardhur  nga Shqipëria  por edhe tekstet shtesë që i duhen nxënësve sidomos ato të gjuhëve vërtete është një rëndesë e madhe për prindin në këtë vit pandemie.

“Sipas parallogaritjeve për një nxënës të  mësimit fillor në ciklin e ultë prindi për një fëmijë duhet të siguroj diku rreth 6500 deri 7000 din , ndërsa në ciklin e lartë nga 7500 deri 8000 dinarë. Kjo shumë vërtetë rëndon xhepin e prindërit në këtë periudhe kohore e sidomos ata prind që kanë dy e më shumë fëmije”, tha Për Titulli.com Shukri  Ymeri, ish kryetar i KKSH-së tani drejtor në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Raincë të Preshevës.

Lidhur më këtë Ymeri u shpreh se do të duhej që të gjitha tekstet për fëmijët ë mbulohen apo thënë thjesht ti marrim falas e jo vetëm tekstet që janë lejuar nga Shqipëria, fundja është detyrim morali shtetit Shqiptar dhe Kosovës për fëmijët e Luginës, vlerësoi Ymeri.

Ymeri theksoi se për mbulimin e shpenzimit të këtyre teksteve se mundë të mbulohen edhe nga buxheti i komunave Bujanoc dhe Preshevë.

“Sa i përket komunave Preshevë e Bujanoc besoj që edhe ato mund të mbulojnë shpenzimet e këtyre teksteve që janë ardhur por nuk jam i sigurt nëse kanë pozicion të caktuar për të mbuluar gjitha këto shpenzime”, deklaroi Ymeri.

Ditë më parë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar u potencua se  tekstet shkollore nga Shqipëria janë bërë realitet në Luginën e Preshevës, pasi që ka kryer të gjitha procedurat doganore Shtëpia Botuese Albas./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration