Ish komandanti i policisë sulmon kryetarin e Medvegjës
Lokale

Ish komandanti i policisë sulmon kryetarin e Medvegjës

04.Jan.2013 14:54
0
[caption id="attachment_48174" align="alignleft" width="259"]Kryetari i Komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq Kryetari i Komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq[/caption] Ish shefi i stacionit policor në Medvegjë, tani nënkryetari bordit të Partisë Përparimtare të Serbisë (PPS) në këtë komunë dhe këshilltarë i këtij subjekti në parlamentin lokal, Radomir Radovanoviq, ka sulmuar fizikisht dhe verbalisht kryetarin e komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq, i cili ishte me vajzën e tij shtatë vjeçare Sipas burimeve të JUGpress ky rast është paraqitë edhe në stacionin policor të Medvegjës, dhe se gjatë mbrëmjes janë marrë deklaratat nga personat e përfshirë në këtë akt si dhe banorëve të ndërtesës, transmeton Titulli.   Si erdhi deri te incidenti? Kryetari Drashkoviq është sulmuar në shkallët e ndërtesës në të cilën jeton, deri sa me vajzën ishte drejtuar për në banesën e tij duke mbajtur në duar pakot e vajzës. Sipas Drashkoviq deri sa ai po ngjitej shkallëve Radovanoviqi e ka goditur me supe dhe më pas ka filluar me sharje dhe ta kërcënojë atë. “Duart i kisha të nxëna me pakot që i mbaja deri sa vajza ecte para meje nëpër shkallë. Kur Radovanoviq filloi të më shajë dhe kërcënojë, fëmija u shqetësua dhe filloi të qajë dhe bërtas “babi, babi”. Në atë moment mendoja vetëm për vajzën dhe se çfarë stresi ishte ai për të”, ka thënë Drashkoviq. Ai ka shtuar se të gjithë ngjarjen e ka parë edhe një banore në këtë ndërtesë e cila rastisi në atë moment. Drashkoviq nuk e dinë nëse Radovanoviq, për të cilin thotë se “i vinte era alkool”, ishte rastësisht në ndërtesën ku kryetari i Medvegjës banon, apo qëllimisht, duke marrë parasysh edhe kërcënimet e fundit që i mori në seancën e Kuvendit Komunal. Drashkoviq, sulmin edhe kërcënimet i ka paraqitur në polici, gjë të cilën e ka bërë edhe Radovanoviq. Në natën që ndodhi incidenti Radovanoviq ishte për kontroll te mjeku kujdestar në Shtëpinë e Shëndetit në Medvegjë, ndërsa sipas JUGpress stafi mjekësor ka konstatuar se ishte në gjendje të dehur. Megjithatë, policia në Medvegjë nuk ka kërkuar që të vërtetohet se a ishte në gjendje të dehur dhe sa ishte niveli i dehjes së tij. Konflikti në mes të Radovanoviqit dhe Drashkoviqit daton që nga koha kur ai ishte komandant i policisë lokale kur kishte refuzuar që kryetarit të komunës ti japë informacione mbi gjendjen e sigurisë në komunë./Titulli.com/
Konçul: Kolona dhe pritje deri në 5 orë (foto)
Ambasadorë perëndimorë kërkojnë zgjidhje për Preshevën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration