Ambasadorë perëndimorë kërkojnë zgjidhje për Preshevën
Lokale

Ambasadorë perëndimorë kërkojnë zgjidhje për Preshevën

04.Jan.2013 13:12
0
presheve-pllakaAmbasadorët e SHBA, të Britanisë së Madhe, BE-së dhe të OSBE-së do të bisedojnë së shpejti me autoritetet e Beogradit, por edhe me shqiptarët në Luginë të Preshevës për të gjetur një zgjidhje kompromisi për siç, shkruan “Danas”, përmendoren e kontestuar të ish UÇPMB-së. Megjithatë liderë politikë shqiptarë nga Lugina... pajtohen se negociata me Beogradin për “model të mundshëm” për heqjen e monumentit në Preshevë as që ka pasur dhe as që do të ketë. Në pyetjen se çfarë do të jetë reagimi i shqiptarëve nëse përmendorja hiqet me dhunë, “Danas” shkruan se nuk ka qëndrim unik. Dikush thotë se do të ketë protesta masive e të tjerë thonë se “do të veprohet njësoj në Kosovë me përmendoret serbe”, transmeton “Koha”. Shkatërrimi i përmendores do të mund të prishte marrëdhëniet e brishta ndërmjet shqiptarëve e serbëve në këtë anë, thonë analistë nga Lugina. Ish –komandanti i UÇPMB –së, Lulzim Ibishi ka përgënjeshtruar ta ketë kërcënuar kryeministrin serb Ivica Dacic nëse rrënohet përmendorja . Ai duke u përgjigjur lidhur me mundësinë e rrënimit të dhunshëm të përmendores, ka thënë se “Dacic për këtë aksion duhet të marrë lejë së pari nga kryeministri Thaçi”. /Titulli.com/
Ish komandanti i policisë sulmon kryetarin e Medvegjës
Aksident: Golf 2 shkel një fëmijë në qendër të Bujanocit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration