Ish-deputeti i LDK-së: Ne nuk kemi forca ushtarake që të shkojmë ta marrim Preshevën
Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, ka thënë se shkëmbimi i territoreve është temë e dëmshme për Kosovën, ngase e zhbën Kosovën.
“Të gjithë ata që folin për shkëmbim të territoreve e dinë se shkëmbimi i territoreve e zhbën Kosovën, pra i falet një pjesë e territorit andej. Ne nuk kemi forca ushtarake që të shkojmë ta marrim Preshevën”.
Meta në “Blic Interview” ka deklaruar se ky skenar ka synim që pjesa e mbetur e Kosovës t’i bashkohet Shqipërisë.
“Mbetet një pjesë të cilën si të tillë nuk e kanë njohur shtetet tjera dhe si rrjedhojë duhet që pjesa e mbetur e Kosovës t’i bashkohet Shqipërisë”.